E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Ibra është kampion

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është vënë në mbrojtje të sulmuesit të kritikuar, Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se suedezi isht stoik ndaj Tottenhamit, pavarësisht eliminimit të kuqezinjve nga Liga e Kampionëve.

“Nuk ndihem i tradhtuar nga Ibrahimovic. Unë nuk dua të ndryshoj mendimin për të, sepse ai është kampion, ndërsa luajti shumë mirë ndaj Tottenhamit. Ai thjeshtë kishte nevojë për një gol, por ai punoi si të gjithë të tjerët”.

“Ekipi luajti mirë përpara dhe Ibrahimovic tentoi të krijonte raste. Nuk mendoj se sulmuesit luajtën keq”, potencoi Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›