Zgjedhjet vendore ne Maqedoni, pa eksese
Zgjedhjet vendore ne Maqedoni - te politizuara tej mase - pritet te permiresojne kushtet e jeteses se banoreve ne tetedhjete komunat e ketij vendi dhe ne qytetin e Shkupit, si njesi e vecante administrative. Procesi ka nxitur interesim tek komuniteti nderkombetar per ta vezhguar ate, ndersa votuesit, varesisht prej komunave, kane shfaqur ose jo vullnet per te shfrytezuar te drejtat e tyre per te votuar. Ne Kercove, ku garojne vetem dy kandidate, eshte kthyer nje numer i madh emigrantesh nga vendet perendimore vetem per te votuar dhe deri ne dreke atje kane dale mbi 55% e elektoratit. Disa incidente qe kane ndodhur, vleresohen si te vogla. Sipas policise, eshte nderhyre per te penguar vjedhjen e fletevotimeve.
Thaci nuk voton
Ne Tetove, kryetari i PDSH Menduh Thaci nuk ka mundur te votoje. “Nuk isha ne listen zgjedhore edhe pse dokumentin e kam biometrik, kam pasaporte biometrike. Ministria e Puneve te Brendshme, njesia rajonale e Tetoves, nuk e ka informuar Entin statistikor se une kam dokument biometrik dhe kam te drejte te votoj. Kjo na shtyne te dyshojme se shume ceshtje jane te parregullta. Shpresoj qe gjithcka do te jete ne rregull, por ky eshte nje sinjal shume i keq per mundesine e manipulimit te procesit zgjedhor”, tha Thaci.
Edhe kryetari i RDK Rufi Osmani i cili garon per nje mandat te dyte ne Gostivar ankohet per parregullsi. Ne vendlindjen e tij, ne Zajaz te Kercoves ka votuar kryetari i BDI-se Ali Ahmeti, i cili tha se zgjedhjet kaluan ne nje atmosfere te qete duke shpresuar qe te jene te lira. Drejtuesit shteterore dhe ata politike kane bere thirrje per nje proces te qete dhe te drejte. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov tha se pret qe zgjedhjet te kalojne sa me mire dhe fituesit t’i urohet nga humbesi.
Dyndje nga Shqiperia
Mjete maqedonase te informimit njoftojne se disa qindra shtetas te Shqiperise nga Liqenasi, apo Pusteci te jene sjelle me autobuse, furgona e makina ne Resnje, per te votuar. Nderkohe, mbremjen e se shtunes ka pasur nje incident ne lagjen Nerez te Shkupit, ku sulmues maqedonas kane thyer xhama te dyqaneve dhe kane demtuar makina - prone te shqiptareve, qe mendohet te jete bere si trysni per t’i penguar ata te dalin ne votime. Shqiptaret, pritet te konfirmojne fitoren e prefekteve ne Tetove, Gostivar, Diber te Madhe, ne Cair te Shkupit, me gjasa te medha edhe ne Struge e Kercove, si dhe ne nje duzine komunash rurale ne veriperendim dhe perendim te Maqedonise.
Qendrat e votimit u mbyllen ne ora 19:00. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve mund te shpalle rezultatet e para, jo zyrtare sot ose neser. Qe zgjedhjet te jene te vlefshme duhet te dalin ne votime 33 per qind e votuesve dhe per te fituar qysh ne raundin e pare, nje kandidati per prefekt i nevojiten mbi pesedhjete per qind e votave te atyre qe dalin per te votuar.
Mbyllet procesi i votimit, nis numerimi
Ne ora 19.00 jane mbyllur te gjitha vendvotimet gati ne mbare vendin, me perjashtim te vendvotimeve ku akoma qytetaret presin per te votuar. Komisioni Shteteror Zgjedhor (KSHZ) ka informuar se ne baze te dhenave paraprake nuk jane regjistruar incidente dhe parregullsi gjate procesit te votimit. KSHZ njoftoi daljen zyrtare sot ne mengjes me raportin e ri te jehones se votuesve, duke llogaritur votimet deri ne ora 19.00.