Hyn sot ne fuqi ligji i ri i sigurimeve, si do perfitohen sherbimet
Ndryshime ne menyren e financimit te spitaleve dhe institucioneve te tjera shendetesore. Blerje te paketave te sherbimeve edhe ne spitalet private, te cilat mund te perfitohen nga pacientet, si dhe nje sere sherbimesh te cilat do te jene falas per personat e semure. Por kush do t'i perfitoje dhe cilat jane risite qe sjell ligji i ri i Sigurimeve Shendetesore, i cili hyn ne fuqi sot. Te gjitha keto i shpjegon ne nje interviste, Drejtorja e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana. Sipas saj, sektori privat do te perfshihet ne skemen e sigurimeve, pas procesit te akreditimit
Eshte folur shume per ligjin e sigurimeve, i cili hyn ne fuqi pergjate muajit mars. Kur ai merr fuqi vepruese ?
Ne fund te muajit mars, pikerisht ne daten 24, hyn ne fuqi ligji i ri i sigurimeve shendetesore, i cili sjell nje ndryshim themelor ne koncept krahasuar me ligjin aktual, pasi ky eshte nje ligj qe konstituon ne menyre moderne marredheniet midis bleresit te sherbimit dhe ofruesve te tij, ne dobi te pacientit. Ne fund te muajit mars, me hyrjen ne fuqi te ligjit, do te fillojne te ndryshojne aktet nenligjore dhe vendimet e Qeverise qe do te dalin ne funksion te ligjit te ri, ne menyre qe te saktesohen te gjitha procedurat me udhezime te posaçme, per menyren se si do te veprohet me kontraktimin e paketave te sherbimeve, si per ofruesit publike, ashtu edhe per ata private.
Çfare parashikon ky ligj ne dhenien e sherbimeve shendetesore, cilat jane ndryshimet qe sjell?
Kryesorja eshte qe ka nje ndryshim ne koncept, ajo qe eshte me e rendesishme per ne ne kete ligj, eshte fakti qe eshte konstituuar qe pacienti do te marre paketa te percaktuara dhe te kontraktuara midis bleresit te sherbimit dhe qendres shendetesore, apo afruesit tjeter te sherbimit, qe mund te jete spitali publik, spitali privat dhe keto paketa do te jene transparente dhe te mirepercaktuara, pra se çfare se do te perfitoje pacienti kur shkon ne keto ofrues sherbimi per te marre ate qe ka nevoje per momentin. Por, nje hapesire e madhe i lihet prevencionit. Mjeku i familjes ka marre nje rol te madh ne sistem, qe nga vitit 2007 kur kane filluar reformat, por ne kete ligj konstituohet shume me teper pjesa e mjekut te familjes, ne menyre qe popullata te jete me e skrinuar, semundshmeria te dihet me mire, te kete me transparente, se ku i kemi problemet ne pjesen e semundshemrise, me qellim qe dhe politikat te hartohen ne baze te fakteve dhe evidencave te te dhenave te mbledhura dhe jo ne baze te pershtypjeve opinioneve, apo mendimeve qe keshtu ndodh ne bote dhe ketu duhet te jete keshtu. Jo, te maten konkretisht se çfare dhe ku i kemi problemet dhe te nderhyjme pastaj, duke levizur mekanizmat politike apo dhe financiare, te cilat ky ligj i lejon, per te permiresuar shendetin e popullates.
Cilat kategori, specifikisht do te mbulohen me sherbim shendetesor?
Me duhet te sqaroj, se skema e sigurimeve shendetesore aktualisht perfshin te gjitha kategorite ne nevoje, kategori te cilat mbulohen nga shteti. Pra perveç kontribuuesve te drejtperdrejte ne skeme, Qeveria pergjigjet per kategorite ne nevoje si pensionistet (rreth 230 mije perfitues ne muaj), invalidet (rreth 45 mije çdo muaj) etj, te cilet perfitojne 100% te sherbimeve shendetesore, pa pagese. Mbulimi universal eshte ne baze te skemes se sigurimeve sot ne Shqiperi dhe kjo gje konstituohet me qarte me ligjin e ri te sigurimeve shendetesore, i cili mbulon te gjithe popullaten ne nevoje sikurse jane pensionistet, veteranet, te papunet etj, kategori, qe mbulohen dhe sot 100% nga skema jone e sigurimeve. Kjo skeme sociale eshte qartesuar akoma me shume ne ligjin e ri, sipas te cilit, perveç personave ekonomikisht aktive qe sigurohen, sigurimi i detyrueshem shendetesor mbulon gjithashtu, kategorite ne nevoje, si pensionistet, invalidet, veteranet, personat qe perfitojne ndihme ekonomike, te papunet; grate shtatzena, shtetasit e huaj azilkerkues ne Republiken e Shqiperise; femijet nen moshen 18 vjeç; nxenesit e studentet nen moshen 25 vjeç, me kusht qe te mos kene te ardhura nga veprimtari ekonomike; si dhe kategori personash qe percaktohen me ligje te veçanta. Per te gjitha keto kategori si dhe per ato kategori qe do te percaktohen me ligje te veçante, paguan shteti.
A do te kete diferencime te kategorive sikurse jane te punesuarit, vetepunesuarit dhe te papunet, ne menyren se si mund te perfitojne vizita mjekesore?
Diferenca eshte, kush derdh kontribute (ne varesi te kategorise), pra siç ju shpjegova, kur je i punesuar paguan kontributin shendetesor, per kategorite ne nevoje, paguan shteti. Te gjitha kategorite perfitojne vizitat pa pagese ne paresor, spitalor etj. Edhe masa e mbulimit p.sh ne rastin e barnave te rimbursueshme, eshte ruajtur ajo qe eshte aktualisht.
A do te kete sherbime, te cilat do te perfitohen falas dhe kush sherbime jane futur ne kosto?
Duhet sqaruar se koncepti falas ne shendetesi nuk ekziston, me sakte duhet thene se te gjitha sherbimet ekzistuese, do te vijojne te jene te mbuluara nga shteti. Madje ligji i ri, le hapesire per shtimin e ketyre sherbimeve dhe mbulimin e tyre edhe ne sektorin privat.
Eshte folur per paketa sherbimesh edhe ne privat, si do te funksionoje kjo?
Natyrisht, ne kemi bere nje pune pergatitore ne keta dy vite per matjen e kostove te sherbimit ne publik dhe kemi nje baze krahasueshmerie tani per pjesen e privatit, por do te kalojne disa hapa kur ne te kontraktojme privatin. Nje nga hapat, eshte akreditimi i sherbimeve qe do te hyjne ne kontraktim me ne. Eshte e domosdoshme qe te gjithe subjektet e licencuara nga Ministria e Shendetesise, spitale apo qendra shendetesore, do t'i nenshtrohen nje procesi akreditimi qe do te garantoje qe sherbimi qe jepet ne keto institucione shendetesore eshte brenda standardeve. Me pas, ne do te fillojme te kontraktojme kete sektor, per te rimbursuar pacientin, ne qofte se ai e zgjedh privatin, por duke bere dhe nje lloj politike per uljen e çmimeve deri tek kostot qe ne do te financojme ne publik, ne menyre qe te kihen dhe kostot nen kontroll. Kjo do te jete pak a shume si procedure, por ka etapat e veta, nder te cilat akreditimi eshte nje etape e rendesishme.
A do te kete ndryshime te mases se kontributit te Sigurimeve Shendetesore?
Masa e kontributit, nuk do te ndryshoje. Ka pasur disa diskutime me Banken Boterore qe ne fillim kur u konceptua ky ligj, kur u vendos strategjia. Kjo strategji, ka qene qe ne vitin 2004-2005 me projektin e BB, kur eshte hedhur ideja e bleresit te vetem e te gjitha ketyre hapave qe jane ndermarre, por e rendesishme eshte, qe atehere u diskutua mjaft gjere me BB, Ministrine e Financave dhe eksperte nga bota dhe u vendos qe te mos kishte levizje kontributesh. Pra, do te qendronin ne 3.4 %, pavaresisht se ne i kemi me te uleta ne rajon dhe ne Evrope. Vendet e tjera i kane nga 6 deri ne 15 %, i kane madje dhe vende fqinje tonat, por pavaresisht nga kjo u vendos qe te rrije ne masen 3.4 % dhe keshtu te vazhdoje per nje periudhe deri kur vendimmarresit te marrin nje vendim tjeter. Por, kjo nuk e demton te gjithe procesin, pasi ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te gjithe pjesen tjeter te atyre qe nuk do te kontribuojne e ka marre persiper Qeveria. Por, pavaresisht nga kjo, e rendesishme eshte qe financimi per shendetesine do te rrije i qendrueshem. Keshtu qe kete pjesen me te madhe te barres e ka marre persiper Qeveria. Jemi te bindur se me implementimin e ligjit te ri, i cili eshte punuar me se miri, fale punes se stafit te ISKSH-se, MSH-se, asistences nderkombetare dhe mbeshtetjes se Qeverise Shqiptare, Shqiperia do te jete me afer standardeve evropiane, ku te gjithe ne aspirojme.