Regjistri dixhital i tokes, gati brenda ketij viti
Turizmi, kjo dege e rendesishme e ekonomise shqiptare puneson sot rreth 150 mije qytetare shqiptare. Kryeministri thote se qeveria qe ai drejton, synon qe ne 4 vitet qe vijne te rritet me 30 % punesim ne kete dege. “Me kete synojme qe numri i turisteve dhe vizitoreve ne vitin 2017 te jete rreth 7 milione dhe ky do te ishte nje zhvillim jashtezakonisht i rendesishem”, - tha Berisha. Kurse shtoi: “Ne besojme se Shqiperia i ka te gjithe potencialet per te krijuar ne kete dege vende pune dhe 30 % me shume gjate viteve qe vijne per te rritur numrin e turisteve dhe vizitoreve ne 7 milione, ne vitin 2017”.
Me poshte mund te lexoni pjese nga bashkebisedimi i kryeministrit me operatoret turistike
Kemi shprehur nevojen e diskutimit me ju per taksat e TVSH per te gjithe produktet e brendshme te industrise se turizmit. Nje nga elementet kryesore qe ne kemi shprehur eshte taksa e TVSH se hoteleve, duke u argumentuar nga e gjithe industria jone pse kjo takse duhet te ulet. Ne jemi te bindur se kjo takse e krijon produktin tone shume te shtrenjte ne fushen e sherbimeve qe ne kemi, kundrejt te gjithe shteteve qe punojne me taksa maksimalisht deri ne 10 % te hoteleve. Perballja me taksen 20 % mbi vleren e shtuar e ben produktin tone 4 deri ne 5 % me te shtrenjte se i gjithe rajoni. Kjo eshte nje kerkese qe ndihmon direkt ekonomine shqiptare.
Jam dakord dhe do te shohim me perparesi ceshtjen e taksave. Ne qofte se shkon dhe kontrollon ne tatime te ardhurat direkt, jane ne disproporcion me shkallen e bujshme te zhvillimit te tij. Por ka qene nje politike e drejte, sepse jane me qindra mijera punetore, jo vetem ne bregdet, por ne te gjithe zonen e Ultesires qe prodhojne ne funksion te turizmit, qe shesin prodhimet e tyre ne zonat turistike, pra ka qene nje politike e drejte qe synon te jete sa me pak renduese ne rrafshin fiskal per te gjithe mikpritesit dhe operatoret. Une jam dakord qe Tvsh-ja duhet te rishikohet. Do te zhvillojme nje takim te gjere me zyrtaret e financave qe natyrisht kane mendimet e tyre dhe te arrijme ne nje zgjidhje me te mire per sa i perket turizmit, operatoreve dhe funksionimit te logjistikes ne Shqiperi. Jam i mendimit se kjo edhe ne rast se te privon pjeserisht nga nje sasi te ardhurash, ne nje te ardhme te afert, ajo do te kompensohet plotesisht nepermjet shtimit te numrit te turisteve apo shtimit te llojeve te sherbimeve ndaj tyre.
A ka ardhur koha te fillojme certifikimin per te gjithe sherbimet turistike te vendit?
Po. Po te doni te perdorim praktikat me te mira te vendeve te tjera, por mbi te gjithe duhet te jete nje proces jashte korrupsionit. Pra, ne qofte se ju doni, ne marrim nje kompani te huaj, sic bejme me universitetet dhe i rendisim ato. Ne qofte se ju mendoni e bejme se bashku me ju, e vetmja gje eshte se certifikata eshte nje ceshtje dinjiteti. Ne qofte se ne japim nje certifikate per nivel sherbimi, ajo duhet te jete e vertete se perndryshe demtohet edhe mbajtesi i saj. Keto nuk mund te jene me pengesa dhe nuk duhet te jene pengesa qe ne te fillojme sa me shpejt rankimin e sherbimeve turistike te vendit. Ka ardhur koha dhe une jam plotesisht ne favor te saj.
Ne harten turistike te vendit duhet te futet koncepti i njollave turistike. Kemi nje problem te cilin ne prej kohesh e kemi ngritur. Ne duhet te luftojme konceptin e fshatit turistik. Fshati turistik eshte nje risi, e cila duhet te perdoret per qellimet per te cilat i jepet licenca. Fshati turistik nuk mundet sot te marre vijen e pare dhe te ndertoje vila per shitje.
Ndertimi i njollave turistike. E drejte, industria turistike, se bashku me ju te procedoje ne menyre qe ti paraqesin ato ne kohen me te pare. Zhvillimi i zonave dhe fshatrave turistike. Eshte e vertete, fshatrat jane ndertuar per destinacion turistik dhe pastaj jane shnderruar ne zona rezidenciale. Dhe kjo nuk ka qene zhvillim pozitiv, por perseri nje zhvillim madhor kombetar eshte qe kombi te kthehet drejt detit. Ne kemi qene komb qe kemi jetuar ne male, kemi trasheguar me se shumti kulturen e atij mjedisi qe kemi jetuar. Kemi perdorur me se shumti ushqimin e atij mjedisi te cilit ne i kemi qendruar. Natyrisht deti eshte nje potencial i jashtezakonshem, eshte nje pasuri perrallore dhe gradualisht nepermjet zonave rezidenciale te bregdetit, ne do te bejme qe kombi jo t’i braktise malet, por te kthehet me sy nga deti. Kjo eshte nje politike filluar ne vitin 95-96 dhe kjo politike do te vazhdoje. Kete mandat te ri, ne rast se shqiptaret do te kene besim tek alternativa jone, ne mendojme te ndertojme projekte te medha te zhvillimit te zonave turistike. Nje nga keto eshte kepi i Rodonit, nje tjeter mund te ishte kompleksi mahnites natyror, Zvernec-Narte, Karaburun-Sazan. Pra ne duhet te shqyrtojme mundesine e zhvillimit te siteve big te medha te zhvillimit te turizmit, te cilat ne vetvete behen promotore te papermbajtur te zhvillimit turistik te vendit.
Porti i Durresit eshte nje port strategjik ne harten e krocerave. Sot nuk eshte bere i i tille, por ai duke menduar demografine e levizjes midis Dubrovnikut dhe Korfuzit, eshte pika nyje, e cila mund te dale ne treg si destinacion krocerash. Kemi nje problem ne hyrje te Portit te Durresit, persa i perket thellesise se tij, e cila nuk i jep shanse krocerave qe po e studiojne kete treg. Mendoj qe kjo duhet te marre ne konsiderate.
Cilido qe te jete cmimi i thellimit te portit te Durresi per ta bere kete port per krocera, qeveria do te perballoje ate edhe sikur ky te ishte i vetmi qellim i thellimit, une mendoj se ia vlen plotesisht. Turizmi i krocerave eshte i nje vlere te vecante, pervecse eshte numerik, ai eshte promovues ne shkallen me te larte. Ne do te bejme gjithcka qe Durresi me te gjithe pasurite e tij te medha te jete nje destinacion i te gjithe krocerave qe enden ne Mesdhe. Ndaj dhe une ju garantoj ju se do i kerkoj Ministrise se Puneve Publike, projektin, ne rast se ekziston projekti, te nise menjehere puna per thellimin e portit te Durresit, qofte si destinacion per mundesine qe krocerat te ankorojne ne kete Port.
A mund te behet nje propozim per te mos i zhvilluar zgjedhjet ne kohen e veres, e cila perkon edhe me sezonin turistik. Kjo eshte nje gje shume e rendesishme per industrine tone dhe per mbare vendin.
Eshte absolutisht racional propozimi juaj per levizjen e muajit te zgjedhjeve. Une nuk mund t’u them ju se per keto zgjedhje do te realizohet, por absolutisht do ta nisim sepse eshte ne interesin me te mire te vendit qe keto zgjedhje te pergjithshme por edhe lokalet te mos kapin muajt e kulmit turistik, por duke patur parasysh kete dege kryesore te ekonomise, ato te zhvillohen ne tetor, ato te zhvillohen ne mars dhe kjo i jep nje pergjigje dhe eshte shume racionale. Une do te perpiqem dhe ju garantoj se do te jem promotor i ketij ligji per te ndryshuar datat e zgjedhjeve. Keni shume te drejte. Kur shohim mitingje pas mitingjesh turistet, ata thone, le t’i mbyllin njehere mitingjet keta.
A mund te behet nje pakt politik mes dy forcave kryesore per te mos e kthyer turizmin ne nje karte beteje, por sigurisht duke bere nje masterplan te pergjithshem i cili te kete konsensusin e te gjithe paleve qe eshte kerkesa kryesore e investitoreve te huaj.
Ne kemi shpallur si objektiv madhor te 4 viteve qe vijne nje masterplan. Ne do te bejme masterplanin e zhvillimit te te gjithe territorit te Republikes se Shqiperise. Ekzistojne masterplane dhe une nuk them se masterplani i Tiranes, i cili sapo u miratua, do te behet, apo i Fierit, i cili eshte ne aprovim e siper dhe do te miratohet, por keto do te integrohen ne nje masterplan kombetar te zhvillimit te territorit te Republikes se Shqiperise.
Po te shikosh nje raport vjetor, i cili hartohet nga Forumi Ekonomik Boteror, po te shikosh zhvillimin e turizmit ne vitin 2013 per Shqiperine, ajo ngjitet nga vendi i 77 ne vendin e 71. Por ne verejme qe Mali i Zi i cili eshte nje vend me i vogel, ne kete raport renditet ne vendin e 40 per te vetmen arsye te sjelljes ndaj klimes se biznesit, dhe sjelljes ndaj natyres, qe eshte nje pike shume e rendesishme. Kjo tregon qe eshte shume e rendesishme politika qe tregon vendi ndaj stimulimit ekonomik te turizmit. Jo pa qellim vendin e pare e ze Zvicra.
Shqiperia, nga keto vende qe njoh, nuk ka ndonje vend me potencial me te madh se ajo per te gjithe faktoret. Besoj se ujerat, brigjet, plazhet, pasuria kulturore, prodhimet sherbimet, jane absolutisht nga me te shkelqyerat qe mund te gjenden, por ka nje gje ketu. Ju iu referuat Malit te Zi, por Mali i Zi per hir te se vertetes ka patur nje turizem te zhvilluar dhe me pare, kur tek ne, turizmi ka qene nje dege pothuaj e ndaluar, ose teresisht e kontrolluar per obsesione ideologjike. Une nuk mund te mos ju rrefej ju ketu se ne vitin 1978 shkova me makine nga Tirana ne Rome dhe rruges ne Dubrovnik fjeta ne Hotel “Argentina”. Pas 30 vjetesh une shkova ne ate hotel si kryeminister. Ai hotel nuk ishte rinovuar, por perseri qendronte, me te gjithe komoditetet e tij. Pra, ata kane patur nje trashegimi dhe turizmi eshte nje kulture shume njerezore. Po ju them ketu, pak vite me pare, miqte e mi shkonin ne Budva dhe me thonin “te sherbejne me shume njerezi, cdo sherbim ta ofrojne me shume finese”. Edhe tani tek ne, sherbimi eshte shume i mire dhe une keto 2 vitet e fundit nuk kam degjuar asnje ankese per sa i perket sherbimit, por vetem lavderime. Pra kjo eshte nje kulture qe po pervetesohet shume edhe ketu tek ne.
Ndoshta do te ishte rasti dhe vendi qe ministria te permbyllte strategjine e turizmit 2013-2020, ku te perfshihen edhe keto problematika qe ne po i trajtojme, por dhe shume probleme te tjera qe mund te ngreme, te cilat jane shume te domosdoshme ne zhvillimin e turizmit. Sot, Shqiperia eshte nje treg turistik me te gjitha potencialet e saj, me potencialet e bregdetit, me potencialet malore, kulturore, etj. Ne kete kuader, duke qene se turizmi malor eshte inkurajuar shume nga ana juaj dhe ne duke shfrytezuar mundesite qe na keni dhene, e kemi shume rezultate dhe arritje, te shihet mundesia e faktorizimit perseri te Komanit sepse eshte nje aset i humbur sepse sot per sot eshte porta e te gjithe turizmit te veriut. Ne po na humbet si aset. Gjithashtu kerkojme te permbyllet Unaza lindore me rrugen qe shkon nga Gjirokastra, Permeti, Erseka ne Korce sepse po devijojne nga Greqia per te bere trajektoren e plote te Shqiperise, keshtu qe te shikohet mundesia qe te plotesohet ne kete kuader.
Jam plotesisht dakord me ju qe Komani, Liqeni i Fierzes dhe Vaut te Dejes, duhet qe per qellime qofte edhe vetem turistike te kete lundrimin e panderprere. Ne e kemi diskutuar disa here me zyrtare, por ne menyre perfundimtare ajo do te behet sepse ne te gjithe udhetimet turistike ne Zvicer dhe kudo, anijet kane subvencionin e qeverise dhe ne se qeveria kerkon ti kenaqe turistet ajo duhet te subvencionoje. Ajo eshte nje lugine e rralle, dikur ajo ka qene zona, nder me uniket ne Ballkan per rafting dhe kete do ta vertetoni ne se keni fotografi te vjetra te raftingut te fillimit te shekullit ne Drin. Ka qene i rrezikshem por e kane realizuar te huajt. Tani ajo eshte nje lugine epike dhe ne nuk duhet ta privojme, por duhet te bejme gjithcka qe turistet te kalojne ne ate lugine me anije drejt Alpeve dhe une ju siguroj se kete do ta bejme. Nuk mund tu them se do te jete transport publik, por mund te them se ne do te perllogarisim koston e udhetimit dhe ti garantojme pronarit fitimin nepermjet nje subvencioni te caktuar. Dhe kete ne do ta bejme. Nuk mund te lihen ata liqenj te qete. Ata jane nje bukuri e jashtezakonshme. Unaza e Shqiperise, e cila fillon ne Valbone dhe perfundon ne Vermosh ka qene nje nga projektet e veshtira, por jetike per te gjithe qellimet. Para se gjithash per te mos lene te vdesin nje pjese e madhe e territoreve te vendit, territore me potencial te jashtezakonshem turistik. Kemi zbritur nga Valbona, ne Librazhd dhe po ecim nga Hani i Hotit drejt Ultesires. Ketej pjesa e Ultesires eshte e ndertuar, eshte e ndertuar dhe rruga e Bregut Vlore-Sarande. E verteta eshte qe ka mbetur segmenti Permet- Leskovik-Kolonje-Korce. Absolutisht do te ndertohet dhe ekzistojne projektet. Do te jene nje nga projektet me te rendesishme gjate 4 vjecarit qe vjen dhe ajo vendos Shqiperine, ne nje Unaze jashtezakonisht jetike per banoret e atyre zonave, te cilet p ate nuk mund te jetojne aty ku jane, ndersa me te mund te shfrytezojne te gjithe potencialet. Une isha para disa muajsh ne fushe-Studen, e cila ishte mahnitese. Ajo ishte rreth 20 minuta nga Librazhdi. Pra ne po ecim. Vazhdimi i kesaj Unaze Korce-Permet do te jete perparesi e jona. Edhe Permet – Tre urat ka disa zhvillime pozitive, por sidoqofte, Kolonje-Leskovik-Korce eshte me probleme.
Ne drejtojme ne Shkoder nje hotel familjar, nga ato hotele te cilat merren nga shteti per 50 vjet. Kemi 23 vjet qe e kemi marre dhe e drejtojme familjarisht. Jemi shume te kenaqur dhe per here te pare ne keto vitet e fundit ne e kemi kuptuar se cdo te thote industri turistike. Eshte nje gje shume e bukur, nje levizje e jashtezakonshme, por veme re dicka. Persa i perket rruges se Thethit ka shume ankesa. Deri ne Boge, eshte mire, nga Boga e siper eshte 15 km, por ben me shume, se sa te vish nga Shkodra ne Boge. Shume ankohen turistet qe vijne me femije, pasi ajo pjese e vogel e rruges te ha shume kohe, keshtu qe le te shpresojme se do te behet sa me shpejt.
Lidhur me rrugen e Thethit. Rruga eshte ne ndertim e siper. Fondi shqiptar i Zhvillimit ne dijenine time e ka te prokuruar ose po ecen drejt Qafe Terthores. Ketu ne qafe ka nje problem qe kjo eshte zona qe lirohet mjaft vone nga bora, pasi une e ndjek me vemendje problemin e rruges. Por pavaresisht nga kjo rrugen do ta ndertojme deri ne Theth. Ka patur ide turistike qe te mos e asfaltojme, pra te shkoje deri ne qafe Terthore me asfalt dhe pastaj te mos asfaltohet, por per ta lene per ecje apo per ciklizem. Por ne do ta asfaltojme. Une jam dakord, por apoteozen me te mrekullueshme Thethit ia ka bere Roz Wilderlein ne librin e saj “Majat e Shales”, liber i cili per shume vite eshte kuotuar si “best seller” per librat e udhetimeve, duke i pershkruar me aq dashuri kreshtat dhe majat e lugines se Thethit dhe te Shales, sikur te ishin gjallesa. E verteta eshte qe ka nje bukuri mahnitese ne ate lugine dhe pertej saj. Keshtu qe do te ecim drejt saj. Per Komanin qeveria do te vendose linjat, pasi te llogaritet kostoja dhe te behet subvencioni per qarkullimin ne Koman.
Ka ardhur koha qe Shqiperia duhet te kete nje identitet ne turizem. Ne se flasim per veriun apo per te gjithe Shqiperine, nuk mund te kemi kurre nje turizem te zhvilluar, nese njerezit nuk kane pronat ne duar. Si mund te zhvilloje nje malesor apo nje bregdetar, nese nuk ka tapine e prones? Ai nuk mund te bashkepunoje me bankat.
Me lejoni t’ju informoj se cfare po bejme ne per ceshtjen e pronesise. Ne po krijojme regjistrin dixhital te tokes, i cili eshte pas njerezve, i dyti me i rendesishmi i cdo kombi dhe vendi. Ne po punojme ne menyren me intensive dhe kemi bindje absolute se do te perfundoje gjate ketij viti. Kemi te kontraktuar kompani te medha, nga me te mirat dhe nje task force e kryesuar nga kryeministri, funksionon ne menyre te panderprere ne ndjekjen e ketij regjistri, shume i domosdoshem. Se dyti kemi autorizuar te gjitha pushtetet vendore per t’u dhene tapite qytetareve dhe ka nje kuader ligjor shume solid per ta bere kete.
Nje problem per industrine tone eshte aeroporti, eshte aeroporti me i shtrenjte ne rajon. Shtrenjtesia e tij nuk eshte vetem per sherbimet qe ofron, por edhe per taksat. Pervec taksave normale qe aeroporti i Tiranes ka, eshte nxjerre edhe nje takse tjeter ajo per carterat, e cila jo vetem prek turistet shqiptare qe shkojne jashte, (10 euro per person), por prek edhe turistet e huaj qe duan te shkojne ne Shqiperi. Pra problemi i aeroportit e ben aksesin kryesor te hyrjes ne Shqiperi, me te shtrenjtin ne rajon. Ne kete menyre ne nuk mund te konkurrojme me aeroporte te vendeve prane nesh. Pra duhet te gjendet nje zgjidhje do te thosha emergjente. Gjithashtu ky aeroport ka karburantin me te shtrenjte.
Keni shtruar ceshtje absolutisht te rendesishme per turizmin dhe zhvillimin e tij. Ne jemi te vetedijshem per ceshtjet qe ngrihet dhe do te vazhdojme nje dialog me kompanine Hoptiss per te pare mundesine sesi mund te ofrohen tarifa me te pershtatshme, sikunder jemi ne diskutim per te hapur mundesine e perdorimit te aeroportit te Kukesit, i cili dhe ai do te ishte nje variant i kostos se ulet sepse tani distanca eshte e ulet me Tiranen dhe mund te behej. Keshtu qe ne i qendrojme perpjekjes per te patur tarifat me te uleta dhe me te favorshme per turistet.
Problemi qe dua te ngre eshte konkurrenca ne rajon. Nuk e di a jeni ne dijeni apo jo, por vende te rajonit kane filluar te konkurrojne me subvencione per turiste. Psh marrim liqenin e Ohrit, eshte nje liqen i cili ka perballe Pogradecin ku nuk mund te notohet me shume se dy jave gjate sezonit veror. Ai liqen pret turiste holandeze nga 1 maji deri me 30 shtator me cartera dhe per cdo turist qeveria maqedonase paguan deri ne 65 euro kompanine holandeze qe i con ata.
Ajo qe shtroni ju qe kerkohet nje prim per turistet kete e kane paraqitur ne zyren time, me perfaqesues te zyres turistike, presidente dhe perfaqesues te agjencive me te medha turistike te Evropes. Pra kjo nuk eshte nje risi, por eshte nje konstante e ketyre kompanive. Pra une mendoj se Shqiperia duhet ta konsideroje ne menyren me serioze kete oferte sepse kjo oferte ben qe kompanite me te medha ta konsiderojne Shqiperine nje destinacion shume te rendesishem dhe e verteta eshte qe mund te nxjerresh disa milione euro nga buxheti, por ato kthehen shume me teper nepermjet dinamizmit dhe rritjes se turizmit. Ne qofte se taksa nuk eshte e aeroportit dhe nuk eshte nje standard i eurokontrollit, i cili duhet te jemi realiste i ka pothuaj dege te veta aviacionet civile te vendeve te tij dhe dikton disa rregulla, pra ne qofte se nuk eshte ne kuadrin e saj, ajo do te hiqet. Ne jemi vend i taksave te uleta. Pra ne qofte se kjo takse nuk eshte e diktuar nga marreveshje nderkombetare dhe ne qofte se ajo nuk eshte e Hoktiff ajo do te bjere, nuk do te qendroje.