Zgjedhjet/NATO raport kritik për Shqipërinë
Përfaqësuesi i NATO, ka qenë pak më i ashpër për standardet e zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë. Gjatë konferencës për shtyp, Bruce George deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur standardet e zgjedhjeve, duke shënuar disa parregullsi, por shtoi se duhet ende punë për të bërë, në mënyrë që këto standarde të arrihen atje ku duhet. "A ka përfunduar tranzicioni në Shqipëri? Jo, ndoshta jo. Do të ishte e duhur të thuhet që gjërat që kemi thënë janë të bazuara mbi fakte"-theksoi ai gjatë konferencës.
Në një deklaratë, më shumë moraliste për klasën politike në vendin tonë, ai shtoi se Shqipërisë i duhet ende shumë punë për të arritur standardet. "Politika duhet parë si mundësi për të ofruar marrëveshje dhe kompromis. Duhet të ketë respekt midis partive politike. Ata nuk janë armiqtë tuaj. Dëshiroj t'u them që mos ta shihni këtë raport, si një raport që iu dënon por si një raport nga miqtë tuaj. Unë kam shpresë që rekomandimet tona do të vihen në zbatim në mënyrën e duhur"-theksoi George.
Duhet folur për faket, George tha se rekomandimet e OSBE-së dhe KE-së, duhet të merren parasysh, ndërsa ka shtuar se komisionet zonale zgjedhore duhet të jenë të depolitizuara. "I keni arritur standardet demokratike? Jo nuk i keni arritur"-vijoi më tej, ndërsa ka shtuar se "ju keni bërë progres të prekshëm".