E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora 12: 53 ECA e KRIK: PS e PD koke me koke, nga 6 qarqe secila

Kur janë numëruar 1229 kuti votimi nga 4753 Qendra Votimi,nga të dhënat e publikuara nga ECA-s dhe KRIIK, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Partia Demokratike në avantazh në Shkodër, Kukës, Lezhë , Dibër Durrës dhe Korcë.TIRANE-Deri në orën 12. 53 minuta nga të dhënat e publikuara faqen online të projektit ECA-s dhe KRIIK në rang vendi janë numëruar 1229 kuti votimi nga 4753 të tilla.

Në qarkun e Tiranës deri rreth orës 12.53 raportohet se janë numëruar 208 kuti nga 826 të tilla. PS kryeson me 43. 99 %, rreth 2 % më shumë kundrejt PD me 41. 86 %. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.31%, LZHK 1.28%, PR 1.26%, PSD 0.95.%. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun Shkodër janë numëruar 99 kuti nga 413 të tilla. Kryeson PD me 47.14%, PS ka marrë 33. 58 % të votave, PDK 2.97,% LSI 2.42%, PR 2.38 %, PAA 1.9%,
PSD 1.85%.Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët

Në qarkun Kukës janë numëruar 115 kuti nga 217 të tilla. Kryeson PD me 60.49 %. PS ka arritur në shifrën 16.03%, PSD 11.89%, PR 4.09 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 2.48%, PLL 1.13 %. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët se 1%

Në qarkun Lezhë janë numëruar 70 kuti nga 244 të tilla. Kryeson PD me 45.77 %, PS ka marrë 28. 54 % të votave. PSD 3.02 %, LSI 2.94 %, LDK 2.77 %, PAA 2.33 % dhe
PDK 2.3%. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun Dibër janë numëruar 43 kuti nga 314 të tilla. Kryeson PD 45.48 %. PS deri tani ka marrë 34.36 % të votave. LSI 6.04%, PLL 3.47 %, PR 2.49 % LZHK 2%, PDK 1.02%. Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulët të votave.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 54 kuti votimi nga 352 të tilla. Kryeson PD 44.14 %. E dyta është PS 37. 01 % , LSI ka marë 8.15 %, PDI 2.32%, PR ka marë 2.24% votave.
Partitë e tjera kanë marrë nën 1 % të votave.

Në qarkun e Elbasanit janë 126 kuti votimi nga 550 të tilla. Kryeson PS me 45. 4 %, PD ka marrë 35.96 % të votave, LSI 5.74 %, PR 2.22 %, PSD 1.5 % , PBDNJ 1.25 %,
Dhe PDI 0.91 %.

Në qarkun e Fierit janë numëruar 103 kuti nga 488 të tilla. Kryson PS 47.59% të votave. PD deri tani ka marrë 34.38 %, LSI ka marrë 6.03 %, PLL 2.82 %, PR 1.83 %, PDI 1.75 % dhe PSD 1.15 %. Partitë e tjera kanë marrë nën1 % të votave.

Në qarkun e Beratit janë numëruar 113 nga 298 kuti votimi. Kryeson PS me 46.94 % të votave, PD ka marrë 27. 28 % , LSI 11.26%, PR 5.45 %, G99 ka marrë 3.05 %, PSD 1.94 % të votave. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët

Në qarkun e Korcës raportohet se deri në 12.53 janë numëruar 113 kuti nga 421 të tilla. Kryeson PD me 42.61 % kundrejt PS 42. 09 %. LSI 4.15%., PBDNJ 2.21%, PR 1.62%., dhe PSD 1.18%. Partitë e tjera kanë përqindje më të ulët

Në qarkun e Vlorës janë numëruar 114 kuti votimi nga 345 të tilla. Deri tani kryeson PS me 42.69 % të votave. PD ka marrë 25.98 % të votave, PBDNJ 7.42 %, PDI 4.79%, PSD 4. 12 %, LSI 2.81 %, PDK 2.14 % Partitë e tjera kanë marrë nën 2 % të votave.

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 77 kuti votimi nga 285 të tilla. Kryeson PS me 44. 4 % të votave. PD ka marrë 36.99 %, PR 2.48 %, PSD 1.96 % PBDNJ ka deri tani 1.93 %, PDS 1.76 % dhe LSI 1.52 %.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›