E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerimi i BE-së do të vazhdojë me kushte më strikte

Politika e zgjerimit e BE-së, e cila ka ndihmuar aq shumë në krijimin e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme në këtë kontinent, nuk e ka më peshën që kishte dikur.

Jashtë BE-së sot janë vetëm ato shtete evroperëndimore të cilat nuk duan të hyjnë, janë më të pasura sesa mesatarja e BE-së, si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, të cilat janë larg standardeve që kërkon BE-ja., shkruan “Koha Ditore”

Se sa ka rënë interesi në BE për procesin e zgjerimit dëshmon edhe hapësira që po i kushtohet në takimet e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së. Të premten në Bruksel përfundoi samiti i fundit për këtë vit dhe në të pothuajse aspak nuk u fol për zgjerimin.

Shefat e shteteve të BE-së vetëm “mirëpritën dhe vërtetuan konkluzionet e miratuara tri ditë më herët në takimin e ministrave të BE-së. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›