AAK-ja mban zgjedhjet në janar

Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në janarin e vitit 2013 do t’i nis zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të përfundojnë me Kuvendin e Përgjithshëm.
Drejtues të kësaj partie kanë bërë të ditur për “Zëri”, se janë në përgatitje që në fillim të vitit tjetër të startojnë më zgjedhjet.
“Kemi filluar ta trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, që më pastaj nga janari të nisim më zgjedhjet. Ato do të nisin nga baza e deri në nivelin qendrorë. Do të këtë ndryshime sa i përket ardhjes së simpatizantëve të rinj, dhe atyre që mendojnë që AAK-ja mundë të përmbushë vullnetin e tyre në bazë të vizionit që ka”, tha Isufi.
Nënkryetari i AAK-së, nuk ka precizuar se kurë do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm, dhe sa do të zgjasin zgjedhjet. /Indeksonline/