E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi pas “Lisbonës”: Klaus: Keqkuptim tragjik

Ai e vlerësoi si një keqkuptim tragjik, idenë se me miratimin nga ana e Irlandës të traktatit në fjalë, do t’i jepet hov zgjerimit.

“Unë edhe nëse dua nuk mund ta nënshkruaj në këto moment këtë traktat, pasi ai po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese në Pragë. Pyetja juaj është një keqkuptim tragjik”, iu purgjigj presidenti Klaus, pyetës së bërë se a do ta firmoste ai traktatin e Libsonës dhe ndikimi i këtij traktati në zgjerimin e unionit.

Presidenti çek zhvilloi një takim pak më parë me presidentin shqiptar Bamir Topi në Tiranë. Klaus tha se përveç marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, tha se këto marrëdhënie do të thellohet më tej në të ardhmen në fusha të ndryshme ekonomike, në kulturë dhe në turizëm.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›