E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi apel politikës: Bashkëpunim për integrimin

“Marrëdhëniet politike në një vend që aspiron integrimin janë shumë të rëndësishme. Vendi ka nevojë për një marrëdhënie institucionale midis mazhorancës dhe opozitës. Thirrja ime është për këtë llojë bashkëpunimi. Ka mjaft çështje që në retroospektivën e ardhshmekur përtej mosmarrëveshjeve janë arritur bashkëpunime”,tha presidenti Topi.

Kreu i shtetit tha më tej se bashkëpunimi midis forcave politike në vend, do ta bënte më të lehtë procesin e integrimit të vendit, ndërsa ka theksuar se ky integrim është i pandalshëm.

“Kuptohet, në parim sa më i rëndësishëm të jetë ky bashkëpunim aq më i lehtë është procesi i integrimit. Pra, për ta ilustruar më tej, pasi ajo që kërkohet nga Evropa e Bashkuar është: Vazhdimi i reformave. Ky është një integrim që nuk do të ndalet dhe të gjithë aktorët politikë janë pro këtij integrimi”, tha më tej Topi. 

Deklaratat e Topit u bënë gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin çek Vaçslav Klaus, pasi një takimi të përbashkët në selinë e Presidencës.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›