E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi, problemi më i madh i BE-së

Problemi më i madh që përballet Bashkimi Evropian është çështja e zgjerimit, deklaroi Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, vendi që ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Orban tha se "për aq kohë sa të mos e integrojmë rajonin, do të jetë dikush tjetër që do t`i integrojë ata". Ai shtoi se nuk mund të imagjinohet se po ndihmohet siguria evropiane duke lënë mënjëanë një zonë që është burim i paqëndrueshmërisë pa zgjerimin.

Orban theksoi se nga i gjithë rajoni, Maqedonia është një nga çështjet më të vështira. "Nëse duhet të karakterizojmë situatën ajo mund të quhet mishërim i absurditetit", tha Orban duke iu referuar konfliktit mes Shkupit e Athinës për çështjen e emrit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›