Ushtria irakiane vret 34 azilantë

Kombet e Bashkuara thanë se 34 persona janë vrarë gjatë operacionit të ushtrisë irakiane në një kamp mërgimtarësh iranianë.
Deklarata e Rupert Kolvil, zëdhënës i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë është konfirmimi i parë i pavarur për viktima gjatë bastisjes në kampin Ashraf të premten e kaluar.
Kolvil tha se shumica e viktimave janë qëlluar me armë zjarri. Cak i operacionit ishin Muxhahedinët e Popullit, një organizatë iraniane që synon rrëzimin e regjimit në Teheran.
Irani e ka vlerësuar pozitivisht sulmin e ushtrisë irakiane në kampin Ashraf.