Zgjerohet skandali seksual në kishë

Skandali i abuzimeve seksuale vazhdon të zgjerohet brenda kishës katolike. Kreu i konferencës episkopale Robert Zoellitsch, po hetohet për bashkëpunim në rastet e abuzimeve me minorenë. Sipas prokurorisë së Freiburg Zoellitsch akuzohet se ka fshehur raste të abuzimeve në dëm të një minoreni në vitet ‘60. Konferenza episkopale gjermane dhe arqipeshkvët kanë hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pabaza.
Përmes një deklarate për shtyp përfaqesuesit e kishës katolike në Freibur bëjnë të ditur se akuzat nuk kanë asnjë bazë ndërsa thekson se fakti që në vitet ‘60 është shënuar një rast abuzimi është bërë i njohur vetëm në vitin 2006.
Zoellitsch, 71 vjec, edhe me heret ka qene në qendër të debateve për mbështetjen e dhënë për ish- peshkopin e Augsburg Walter Mixa, i cili dha dorëheqjen për shkak të akuzave të ngjashme.
Delina Bitraku
< I mëparshmi