E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi, ministria e Mbrojtjes kërkesë për poligone shtesë

Ministria e Mbrojtjes do te kerkoje miratimin e poligoneve shtese, per demontimin e armatimit dhe municioneve te teperta. Zv. ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, konfirmoi kete kerkese e cila do ti paraqitet Kuvendit te Shqiperise. u theksua se vetëm në muajin maj janë asgjësuar në total 1747 ton municione, nga të cilat: 957 ton në poligone dhe 790 ton janë demtonuar në uzina, me një mesatare 87-90 ton në ditë. Gjithsej gjatë 5-mujorit të parë janar-maj, janë asgjësuar 5215 ton.

“Ky projekt është një ndër prioritetet më të mëdha të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për këtë ne kemi edhe mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë dhe të Kryeministrit z.Sali Berisha si dhe të aleatëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti të SHBA-ve. Për përmbushjen me sukses të këtij qëllimi, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes z.Arben Imami, është miratuar ngritja e Bordit Drejtues për asgjësimin e municioneve të tepërta si dhe Plani i Veprimit mbi të cilin do të punojë ky bord”, tha Ekrem Spahia, zv.ministër i Mbrojtjes.

Gjate periudhes janar-maj 2010 janë asgjësuar 5215 ton, gati 3 fishi i vitit 2009. Aktualisht asgjësohen dhe demontohen municione në 5 linja industriale dhe 6 poligone. Përkatësisht në Mjekës 2 linja, në Gramsh 1 linjë dhe në Poliçan 2 linja. Gjate ketij muaji do të ngrihen dhe fillojnë nga puna dy linja industriale në Uzinën e Mjekësit. Ndersa ne Policion, pritet te nsie punen e demontimit edhe linja e dyte, ndërsa në Uzinën e Gramshit po merren masa për asgjësimin e djegoreve të akumuluara.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›