Italianet, dhurate Policise se Shtetit pajisjet e pergjimit te telefonave
TIRANE – Italianet ndihmojne ne pergjimet qe do te kryeje policia shqiptare. Dje ne ambientet e Policise se Shtetit jane dhuruar disa pajisje dixhitale per pergjimin e elementeve kriminale. Lufta ndaj krimit te organizuar, pastrimit te parave dhe trafiqeve te paligjshme pritet te behet me efikase, kur fale nje ndihme nga qeveria italiane, Policia e Shtetit do kete ne duar e saj pajisjet e teknologjise se fundit per hetimin e krimit. Nje dite me pare, ne nje ceremoni te zhvilluar ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Drejtorise se Krimit Financiar dhe Pastrimit te Parave i jane dhuruar pajisjet me te specializuara te pergjimit, nderkohe qe 12 transportues per qente e kufirit kane shkuar per Drejtorine e Kufirit dhe Migracionit. Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime zyrtare te Policise se Shtetit, sipas te cilave, ceremonia eshte zhvilluar ne kuadrin e projektit “Forcimi i Kontrollit Kufitar dhe i Drejtesise Penale ne Luften Kunder Trafiqeve Ilegale dhe Krimit te Organizuar ne Shqiperi”, i realizuar nga UNODC, fale financimit te Drejtorise se Pergjithshme te Bashkepunimit per zhvillim ne Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise. Ne kete ceremoni ishin te pranishem ministri i Brendshem, Bujar Nishani, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, ambasadori italian ne Tirane, Saba d’Elia, si dhe perfaqesues te institucioneve te tjera te zbatimit te ligjit. Kreu i policise, Ahmet Prenci, theksoi se Zyra e Kombeve te Bashkuara ne Vjene, nepermjet zyres se saj ne Tirane, qe prej vitit 1998 ka asistuar strukturat e Policise se Shtetit qe merren me luften kunder krimit te organizuar dhe ne menyre te vecante, strukturat e luftes kunder droges. Sipas tij, kjo asistence nuk eshte perqendruar vetem ne strukturat e Policise se Shtetit, por edhe ne sherbimin doganor, me objektiv forcimin e kapaciteteve antidroge ne vendin tone. “Ne vleresojme se vazhdimi i ketij projekti eshte mjaft i rendesishem dhe perkon me hapat per te forcuar veprimtarine institucionale kunder krimit te organizuar, te shprehura keto dhe ne objektivat dhe programet tona, te cilat konsistojne, ne forcimin e kapaciteteve te strukturave te policise kufitare dhe atyre te droges ne pikat hyrese; ne rritjen e bashkepunimit ndermjet strukturave te Policise se Shtetit, doganave dhe organit te prokurorise, ne luften kunder trafiqeve te droges apo dhe kunder dukurive te tjera te krimit te organizuar”, tha Prenci. A. Cena