India, mbeshtetje per energjine atomike
Kryeministri Berisha priti dje sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Indise H.S Puri. Pasi shprehu falenderimet per mikpritjen, Puri shprehu kenaqesine e vecante, qe pritej nga Kryeministri Berisha dhe se kishte nderin t’i percillte mesazhin e Kryeministrit te Indise, Manmohan Singh, me kerkesen qe Shqiperia, si vend anetar ne Bordin e Guvernatoreve te Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike (IAEA), te perkrahe nismen e qeverise indiane per vendosjen e bashkepunimit mes Indise dhe IAEA-s, si dhe nenshkrimin mes tyre te marreveshjes se masave te sigurise, qe do te bejne te mundur hapjen e nje pjese te centraleve berthamore te Indise per t’u inspektuar nga IAEA. Kryeministri Berisha e siguroi zotin Puri se qeveria shqiptare do te perkrahe kete hap te rendesishme te Indise dhe e siguroi ate se qeveria shqiptare beson tek energjia nukleare si burim energjie me i paster per mjedisin dhe te ardhmen e njerezimit dhe si menyre efikase per t’iu pergjigjur ndryshimeve klimaterike. Me tej, Kryeministri Berisha theksoi se mes dy vendeve ekzistojne lidhje te rendesishme historike si figura e Nene Terezes. Zoti Puri vleresoi gjithashtu tolerancen e shkelqyer fetare ne Shqiperi. Nderkohe qe me sekretin e Shtetit ne Ministrine e Jashtme te Indise dje ka zhvilluar takim dhe ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha.