E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Në ambientet e Polit të Drejtësisë, u zhvillua sot mbledhja e përgjithshme e Prokurorëve, ku u zgjodhën tre anëtarëve e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e prokurorisë

Sipas medieve, nga radhët e Prokurorisë se Përgjithshme prokurorët zgjodhën Antoneta Sevdarin. Nga radhët e Prokurorisë se Apelit u zgjodh Afërdita Ndoj. Nga radhët e prokurorisë së Shkallës së Parë prokurorët zgjodhën Eloida Goxhin.

Tre anëtarët e rinj të KLP-së zëvendësuan anëtarët që përfundojnë mandatin në 2026, përkatësisht Sokol Stojani, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme; Ledina Riza, përfaqësuese e prokurorive të Apelit; dhe Zeqir Hoda, përfaqësues i prokurorive të Shkallës së Parë.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›