Zgjidhet drejtoresha e re e KSHH. Hysi në listën e PS
Aurela Anastasi është emëruar drejtoresha e re ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit duke zëvendësuar kështu Vasilika Hysin, e cila kërkoi largimin nga ky post pasi kandidon si deputete për Partinë Socialiste. Hysi largohet nga ky post pas 9 vitesh.
TIRANE –Aurela Anastasi është emëruar drejtoresha e re ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Përmes një deklarate për mediat, KSHH bën të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetit pas miratimit të kërkesës së Vasilika Hysit për tu larguar nga ky post, për shkak se kandidon si deputete e Partisë Socialiste.
Aurela Anastasi do të zëvendësojë Hysin e cila ka kontribuar prej për 9 vjetësh si Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
(e.n/BalkanWeb)