Partitë e vogla në turin e tyre paraelektoral
Paritë e vogla politike kanë vijuar me turin e tyre elektoral në disa rrethe të vendit. Kështu kreu i PDS-së Milo ka qenë i pranishëm në qytetin e Patosit. Ndërsa kreu i PR-së Mediu ka qenë në Burrel dhe Xhuveki i PAA-së në njësinë 3 të kryeqytetit.
PATOS- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, zhvilloi një takim me elektoratin në qytetin e Patosit. Në këtë takim Milo u shpreh se me qeverinë e Sali Berishës, nuk mund të shkohet në Evropë. “Progresi i Shqipërisë mund të arrihet vetëm me Bashkimin për Ndryshim, progresi mund të arrihet me forca të tilla politike si Demokracia Sociale që e kanë të shtrejntë demokracinë dhe të gjitha parimet bazë të një shoqërie europiane që e duan Shqipërinë vërtet ta bëjnë si Evropa. Që do të përpiqet pas 28 qershorit që të përshpejtojnë ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë që të rritet mirëqenia e shqiptarëve dhe të shkoj atje ku i takon në familjen evropiane”- u shpreh kreu i PDS-së Milo.
BURREL- Kreu republikanëve Fatmir Mediu ishte në një takim elektoral në qytetin e Burrelit, në të cilin analizoi punën 4 vjeçare të qeverisjes së maxhorancës së djathtë duke cilësuar Partinë Republikane si strukturë të qëndrueshme dhe partner serioz të saj. “punuam me përkushtim jo vetëm për tu anëtarësuar në NATO, por për të realizuar standardet e anëtarësimit pasi ishin standarde për shqiptarët, ndaj vendosëm shtetin dhe ligjin. Ndërtuam institucione demokratike sipas standardeve evropiane”- tha Mediu.
TIRANE- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli, zhvilloi një takim në njësinë bashkiake numër tre në Tiranë. Xhuveli u shpreh se në parlamentin e ardhshëm kjo parti synon të përfaqësohet me një grup të plotë parlamentarë. “PAA-ja hyn në këto zgjedhje me një imazh të ri të përmirësuar, hyn me një sërë realizimesh dhe kontribute për këtë mandat qeverisës ndaj ka të gjithë përvojën e mjaftueshme, ka të gjithë kapacitetet për kontribuar në fitoren e këtyre zgjedhjeve dhe në realizimin e programit tonë në 4 vjeçarin e ardhshëm”- u shpreh Xhuveli.
(a.r/news24/balkanweb)