E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet grindja për gjuhën në Belgjikë

Parlamenti belg ka vendosur të bëjë një reformë shtetërore duke dhënë kontribut për zbutjen e grindjeve gjuhësore midis flamanëve, që flasin hollandisht dhe valonëve, që flasin frëngjisht. Deputetët votuan për ndarjen e zonës zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) në rrethinat e kryeqytetit, një ndarje që kërkohet prej 50 vjetësh. Po ashtu, Parlamenti hapi rrugën për një fazë tjetër reformash shtetërore, që kanë të bëjnë kryesisht me rajonet gjuhësore dhe kompetencat financiare të rajoneve.

Grindjet për gjuhën në zonën zgjedhore Bruksel-Halle-Vilvorde (BHV) u ndezën aq shumë në vitin 2010, sa që Belgjika u rrezikua nga shpërbërja. 541 ditë nuk pati asnjë qeveri të zgjedhur. Kjo situatë nuk duhet të përsëritet.

Në Parlament 106 deputetë votuan për ndryshimet në zonën zgjedhore BHV, 42 ishin kundër. Votat kundër vijnë kryesisht nga drahët dhe flamanët nacionalistë. Ata janë të mendimit se në të gjithë Flandrën duhet të flitet vetëm holandisht.

Rrethinat de facto frankofone, të Brukselit dygjuhësh janë pjesë e rajonit holandisht-folës të Flandrës.

Por atje jetojnë shumë belgë francezë nga Brukseli dhe Valonia. Reforma u jep qytetarëve frankofonë në komuna të caktuara flandre mundësinë që të japin votën ku të duan në Flandër apo në Bruksel. Mundësi të ngjashme do të jepen edhe për proceset gjyqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›