E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Të legalizohen edhe ndërtimet pas 2006-s

Megjithatë, që nga viti 2006 e prapa në vendin tona janë kryer edhe qindra ndërtime të reja, pa asnjë dokument.

Përballë kësaj situate, ligji aktual nuk jep asnjë zgjidhje për ndërtimet në katër vitet e fundit. Për këtë arsye, Banka Botërore ka kërkuar shtyrjen e afatit të legalizimeve dhe një ligj të ri ku të përfshihen edhe ndërtimet që kanë mbetur jashtë procesit të legalizimit.

 “Po të supozojmë një shifër me rezerva prej 350 mijë ndërtimesh të paligjshme gjithsej, krahas 270 mijë pronash për të cilat është bërë kërkesa për legalizim, ka të paktën 80 mijë prona që mbeten jo të ligjshme dhe jashtë procesit të legalizimit. Nuk është realiste që qeveria të shembë 80 mijë apo më shumë ndërtesa që nuk janë tani të përfshira në procesin e legalizimit”, thuhet në raportin e Bankës Botërore “Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri: sfidë e vazhdueshme”.

Sipas kësaj Banke, duke qenë se numri i ndërtesave është shumë i lartë, qeveria nuk mund të nisë një valë prishjes, por një zgjidhje tjetër është një valë legalizimesh të reja, duke përfshirë të gjitha ndërtimet.

“Qeverisë mund t’i duhet të nisë një valë të re legalizimesh, çka duket se pritet edhe nga popullata. Mirëpo një vendim i tillë do të rrezikonte të forconte shtysat për ndërtime dhe zbatime të paligjshme në të ardhmen, nëse popullata e interpreton këtë që do të thotë se do të vijë një ditë që aktivitete të tilla të formalizohen. Prandaj do të jetë me shumë rëndësi që qeveria të kujdeset që zbatimi i çdo vale të ardhme legalizimi të shoqërohet me një program të besueshëm të zbatimit të detyrueshëm të legjislacionit ekzistues për kontrollet e ndërtimit dhe nga përpjekjet e forta për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm përpara se të fillojë ky ndërtim”, thuhet më tej në raport. /Start/

                                                                                             2011-10-17 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›