E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen babë e bir për armë dhe drogë

 Në pranga ranë shtetasit Sadri Shpend Kuçaj, 55-vjeç, Kujtim Sadri Kuçaj, 29-vjeç, të dy këta lindur në Pult, Dukagjin dhe banues në shatin “Rrash Kullaj”, Komuna Gruemirë, rrethi M. Madhe.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tyre, pikërisht në një mullar me bar, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e një arme zjarri automatik, sëbashku me 30 fishekë, si dhe një sasi lënda bimore, me peshë 100 gram, me karakteriastika të lëndës narkotike marjuanë, në gjendje të tharë, lëndë kjo e cila dyshohet të jetë përgatitur për shitje.

Në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Start/

                                                                                             2011-12-15 13:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›