E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau babë e bir 20 vjet më parë, arrestohet

Foto ilustruese

SHKODËR- Vihet në pranga një person shumë i kërkuar nga policia, akuzuar për vrasje të dyfishtë 20 vite më parë në Dukagjin.

Sipas policise, operacioni për arrestimin e Dedë Hasanajt ka zgjatur rreth 6 orë, ndërkohë që për këtë shtetas kishin dështuar së paku 13 operacione për kapjen dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

Ai është i dënuar me 23 vjet burg për dy vrasjet e kryera dhe pas ndalimit është shoqëruar në komisariat e prej andej pritet të transportohet drejt vendit të vuajtjes së dënimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›