Zgjidhja, Ruçi-Patozi sërish në tryezë
22/07/2010 Krerët e grupeve parlamentare të PD-PS në takimin e dytë për krizën politike
Fletët e votimit vijojnë të mbajnë peng arritjen e marrëveshjes mes palëve
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të vijojnë bisedimet sa i takon hetimit parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kështu, pas takimit të dytë mes dy të mandatarëve nga PD-ja e PS-ja, përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, pritet të zhvillohet një tjetër tryezë dialogu mes tyre, me qëllim që deri në seancën parlamentare të ditës së hënë, e cila është e fundit për këtë sesion parlamentar, të jetë arritur një marrëveshje mes dy forcave politike në vend, duke i dhënë zgjidhje në mënyrë përfundimtare krizës politike. Megjithatë, mësohet se pika ku çalon arritja e paktit mes demokratëve dhe socialistëve mbeten pikërisht fletët e votimit, për të cilat PD-ja ende i qëndron idesë së djegies së tyre.
Tryeza
Janë ulur në një tryezë të dytë bisedimesh pasditen e djeshme dy krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, Atsrit Patozi dhe Gramoz Ruçi. Mësohet se ky takim do të zhvillohej pikërisht për të diskutuar mbi teknikat e hetimit që do të duhet të ndjekë komisioni hetimor parlamentar për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Ndërkohë që u bë publike nga vetë të mandatuarit e këtyre dy forcave politike për rënien dakord për ngritjen e këtij komisioni hetimor, ende nuk janë përcaktuar teknikat e hetimit të procesit zgjedhor. Pritej që të ishte ky takim i dytë që të sillte dhe një marrëveshje mes palëve, por mësohet se do të jetë një takim tjetër në ditët që vijnë që të mbyllë një debat të tillë. Kështu, mësohet se dhe gjatë ditës së sotme të vijojnë negociatat, me qëllim që në seancën e fundit parlamentare të miratohet ngritja e komisionit hetimor, që do të bëjë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të vitit që shkoi.
Ngërçi
Fletët e votimit vijojnë të jenë pengesa kryesore e arritjes së një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së. Madje, pritej që të ishte tryeza e djeshme ajo që do të sillte një pakt mes këtyre dy partive lidhur me një çështje të tillë. Por megjithatë takimi që do të vijë pritet të sjellë në një zgjidhje qëndrimet mes tyre, duke i dhënë fund në këtë mënyrë zhbllokimit të ngërçit prezent në sfondin politik që prej 28 qershorit të vitit 2009. Marrëveshja duhet të jetë e konturuar në një formë të tillë ku Partia Socialiste do të pranojë që të hetohen vetëm materialet zgjedhore. Por edhe pse pranon të heqë dorë nga hapja e kutive të fletëve të votimit, ajo do t’i kërkojë kampit blu të garantojë që këto kuti të mos digjen.
Vendimi i PS-së
Ligjvënësit socialistë nuk do të votojnë asnjë projektligj të parashikuar në punimet e seancës parlamentare që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Një vendim i tillë u mor dje gjatë mbledhjes së radhës të grupit socialist. Ndërkohë kjo mbledhje rikonfirmoi vendimi për të mbajtur qëndrim bojkotues gjatë votimit të projektligjeve. Në seancën e së hënës, ku u diskutuan shkurtimet në buxhet, opozita nuk e bë pjesë. Kështu ndodhi edhe në seancën ku u votua komisioni hetimor për masakrën e Tivarit dhe dekretet e kreut të shtetit. Deputetët e PS-së do të jenë pjesë e diskutimit dhe reagimit ndaj nismave ligjore që janë në program.