E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari Kamorrës, Rinasi shton kontrollet

22/07/2010 Kalimi nga Tirana në Bolonja i të kërkuarit për krime në Itali alarmon policinë

Shumë të kërkuar në Itali maskohen si emigrantë dhe strehohen në Shqipëri

TIRANË- Nisja nëpërmjet aeroportit të Rinasit e një anëtari shqiptar të Kamorrës, mafies italiane, ka alarmuar autoritetet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë kërkuar shpjegime rreth kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, është kërkuar forcimi i kontrolleve në pikat kufitare, pasi sezoni turistik sjell fluks të mbërritjeve të të kërkuarve në shtete të huaja. Ndërsa rasti në fjalë ka të bëjë me Renato Shamkun, 35-vjeçarin shqiptar që u kap para 3 ditësh në aeroportin Markoni në Bolonja, teksa ishte nisur nga aeroporti i Rinasit. I riu shqiptar ishte mburoja e hekurt e kazalezëve (klan i fuqishëm brenda Kamorrës, i krahasueshëm me Ndragetën) dhe prej marsit të këtij viti kishte mbetur “Zot i pamposhtur”. Pikërisht në këtë muaj kishte rënë në pranga Alfonso Perrone (togeri i Françesko Skiavones ose siç njihet ndryshe Sandokani, lideri i përjetshëm i këtij klani famëkeq mafioz që tashmë ndodhet prapa hekurave dhe është dënuar me burgim të përjetshëm). Kësisoj, me arrestimin e Skiavones dhe Perrones, gjithë barra e organizatës mafioze i kishte rënë pikërisht bashkëatdhetarit tonë Renato Shamku, 35 vjeç, nga Tirana, ose siç thirrej ndryshe “O pazzo (i çmenduri)”. Në fakt, policia italiane njoftoi mediet e këtij shteti që Shamku ishte kocka e fortë e klanit që merrej vetëm me hundë thyerje, sa herë që persona të ndryshëm nuk paguanin kapot

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›