E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushte skandaloze në spitalin civil të Fierit

22/07/2010 Pacientët marrin gjithçka nga shtëpia: Përdorin ujë në vend të alkoolit për gjilpërat

Gjendja si në kohërat e luftës, mungon çdo gjë, ambulancat lëvizin pa mjekë

FIER- Kushte mjerane në spitalin civil të Fierit. Duket se infrastruktura spitalore e gjendjes fizike të tij i bashkëngjitet edhe me mungesën e shumtë të aparaturave dhe pajisjeve shëndetësore aq të nevojshme për shëndetin e pacientëve. Veç kësaj të afërmit e pacientëve të shtruar duhet të marrin një makinë të tërë për të shtruar të afërmit, që nga dyshekët, çarçafët, jastëkët e deri tek medikamentet. “Unë shtrova babin në pavijonin e kirurgjisë”,-pohon Marina Dhima. Ai pësoi një aksident, ra nga lartësia në shtëpi dhe qysh në momentin e marrjes së urgjencës (telefoni nuk funksiononte) ishte një tmerr i vërtetë. Edhe kur erdhi autoambulanca, erdhi vetëm me shoferin se mjeku ishte në një urgjencë tjetër. Na u desh që bashkë me shoferin ta ngrinim babin dhe ta vendosnim në makinë ku veç barelës së vjetër nuk kishte asgjë, as oksigjen as infermier, as medikamentet urgjente. Edhe në kirurgji kur e shtruam, çarçafët, jastëkët e deri tek serumi ia blemë ne. Ishte një gjë skandaloze. Ne nuk kishim shumë shpresa për shërim dhe kot ta linim atje kur gjithçka i blinim vet. E lamë vetëm 2 ditë se vapa, kushtet, mungesa e një tualeti, uji i pijshëm etj, etj mungonin fare. Kjo është gjendja. Të sëmurët vijnë nga halli, vetëm për vizitën e mjekut, se vijnë me një sëmundje e marrin 3-4 të tjera”. Kjo situatë ka shumë kohë që është e tillë, ndërkohë që muaj më parë mungonin shiringat, medikamentet e deri tek gjilpërat me pambuk të ngjyer në ujë në vend të alkoolit. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›