E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja e ceshtjes se veriut te Kosoves Ekspertet dhe shoqeria civile me propozime

Perfaqesues te shoqerise civile kane hedhur ide te ndryshme sesi do te mund te zgjidhej ceshtja e veriut te Kosoves. Disa nga ato jane qe veriu te marre statusin e nje rajoni me mbikeqyrje kalimtare evropiane e deri tek rimodelimi i pakos se Marti Ahtisarit qe do te mundesonte gradualisht integrimin e pakices serbe. Mangesi ne integrimin e pakices serbe sidomos asaj pjese qe jeton ne veri te Kosoves u evidentuan edhe ne raportin e progresit per Kosoven.

Shefi i zyres nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove Kaldon Sino i propozoi qeverise se Kosoves nje axhende gjitheperfshirese per veriun. Derisa integrimi i serbeve eshte permiresuar ne jug ne veri te Kosoves tensionet jane shtuar prandaj eshte me rendesi qe Kosova te nise nje axhende gjitheperfshirese per veriun e Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci

Kuci Duhet vetem te zbatohen ligjet tona

Qeveria e Kosoves e komenton kete propozim me shume si mase qe duhet te merret per vendosjen e rendit dhe ligjit por per nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe implementimit te pakos se presidentit Ahtisari. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci ka thene per mediet lokale se qeveria perjashton mundesine per nje administrim nderkombetar ne veri. Nuk ka nevoje per asnje administrim atje ka nevoje vetem per rend dhe ligj ka nevoje per implementim te Kushtetutes dhe ligjeve tona dhe te pakos se presidentit Ahtisari. Pra mund ta themi edhe kete qe e gjithe Kosova eshte nen mbikeqyrje nderkombetare per rend dhe ligj.

Kosova te administrohet nga nderkombetaret

Organizata te ndryshme joqeveritare kane hedhur idene qe veriu i Kosoves te marre Statusin e rajonit evropian si opcioni i radhes per nje zgjidhje kalimtare te ceshtjes se veriut te Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konfrontim ne Veriun e KosovesKjo ide eshte hedhur nga Levizja Evropiane e Kosoves me kryetarin e saj Behlul Beqaj. Duhet vetem te rikonfigurohet misioni ekzistues ne kuptimin e ristrukturimit te pushteteve qofte ekzekutive dhe ligjore dhe duke konsultuar dhe bashkepunuar edhe me Gjykaten Evropiane ne kuptimin e ndertimit te marredhenieve specifike te ketij rajoni me Kosoven Serbine dhe natyrisht me Bashkimin Evropian qe kjo pjese e Kosoves te merr statusin e rajonit Evropian tha Behlul Beqaj gjate nje debati te zhvilluar ne Cagllavice per ceshtjen e veriut te Kosoves.

Grupi Nderkombetar i Krizave ne nje analize thote se nuk duket qe ka vullnet as ne Prishtine e as ne mesin e komunitetit nderkombetar qe veriu i Kosoves te kaloje ne nje status kalimtar me mbikeqyrje nderkombetare. Naim Rashiti analist ne kete organizate

Bashkimi Evropian dhe SHBA-se nuk duan qe edhe njehere te administrojne territore te vecanta ne Ballkan. Faktori nderkombetar kerkon qe zgjidhja e ceshtjes se veriut te behet permes dialogut Prishtine-Beograd drejt permiresimit te marredhenieve dhe integrimi i serbeve te behet permes rendit kushtetues te Kosoves thote Naim Rashiti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Naim Rashiti ekspert ne Grupin Nderkombetar te Krizave

Rimodelim i pakos se Ahtisarit

Pakoja e Marti Ahtisarit si e tille veshtire se do te gjeje zbatim ne veri te Kosoves per faktin qe Beogradi e kundershton kete. Beogradi ka investuar dhe prape insiston qe ajo pjese ti bashkohet Serbise ne kuader te te ashtuquajturit plan per kompromisin historik ndermjet serbeve dhe shqiptareve thote Naim Rashti.

Sipas zotit Rashiti ne situaten ne te cilen ndodhet veriu i Kosoves e vetmja zgjidhje eshte nje rimodelim i pakos se Marti Ahtisarit duke filluar me investime te vecanta te qeverise qe do te garantonte nje lloj autonomie me te madhe per komunat serbe te veriut te Kosoves. Edhe pse akoma nuk ka nje ide te qarte nga faktori nderkombetar se si do te duket kjo autonomi per komunat veriore te Kosoves analisti Naim Rashiti mendon se kjo parashihet te definohet ne dialogun Prishtine-Beograd per te cilin po insiston vazhdimisht bashkesia nderkombetare.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›