Jo patentave per qelizat embrionale burimore - Gjykata e BE-se frenon perdorimin komercial

Qelizat embrionale burimore te njeriut dhe procedurat per perftimin e tyre nuk lejohet te patentohen ne BE vendosi Gjykata Evropiane. Nese per perftimin e qelizave burimore duhet te shkaterrohen embrione kjo sipas vendimit te Gjykates Evropiane bie ndesh me te drejten e mbrojtjes se dinjitetit njerezor argumentoi kryegjykatesi Vassilios Skouris.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Salla e gjyqit e Gjykates Evropiane ne Luksemburg
Nje shpikje sipas nenit 6 paragrafi 2 germa c e direktives 98/44 eshte e perjashtuar nga patentimi nese procedura teknike e cila eshte objekt i kerkeses per patente paraprihet nga shkaterrimi i embrioneve njerezore apo nese ajo kerkon perdorimin e tyre si material fillestar pa marre parasysh se ne cfare stadi ndodh shkaterrimi apo shfrytezimi edhe ne rast se ne pershkrimin e procedures se perdorur teknike nuk permendet perdorimi i embrioneve njerezore.
Kur fillon jeta
Perkufizimi embrion njerezor duhet kuptuar ne sens te gjere. Gjykatesi Skouris e perkufizoi keshtu embrionin njerezor
Embrion njerezor eshte cdo qelize e ovulit njerezor duke filluar nga stadi i fekondimit cdo qelize e ovulit njerezor e pafekonduar ne te cilen eshte transplantuar nje berthame qelize nga nje qelize e pjekur njerezore dhe cdo qelize e ovulit njerezor e cila eshte ngacmuar per tu ndare dhe per tu zhvilluar permes partogjenezes.
Gjykatesit megjithate nuk perjashtojne qe perdorimi per nje terapi apo diagnoze ne dobi te vete embrionit mund te jete baze e nje patente p.sh. ne rastet kur behet fjale per te korrigjuar nje deformim apo per te permiresuar shanset e jetes. Kerkimi vete pra nuk eshte i prekur nga vendimi i gjykates.
Me vendimin e tyre gjykatesit u shprehen ne thelb ne nje linje me pozicionin e prokurorit te pergjithshem te Gjykates Evropiane Yves Bot. Ai kishte kerkuar nje ndalim patentimi per te gjitha qelizat te cilat mund te zhvillohen deri ne stadin e nje njeriu te plote si dhe per qelizat per perftimin e te cilave shkaterrohet apo demtohet nje embrion.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift I zhgenjyer nga vendimi - Neurobiologu Oliver Brstle Qelizat burimore ne luften kunder semundjeve te renda
Me vendimin e gjykates merr fund nje lufte e gjate juridike mes shkencetarit nga Boni Oliver Brstle dhe organizates Greenpeace. Organizata kishte ngritur padi kunder nje patente te Brstles per qeliza trupore jo te pjekura per trajtimin e semundjeve neurologjike si parkinsoni patente e cila iu njoh atij ne vitin 1999.
Brstle vete dhe nje numer i madh shkencetaresh u shprehen te zhgenjyer. Ata shohin ne vendimin e gjykates nje disavantazh te rende per kerkimet evropiane ne lemin e qelizave burimore dhe i tremben largimit te shkencetareve ne vende te tjera me rregulla me pak te rrepta.
Ndersa Greenpeace e vlereson vendimin e gjykatesve evropiane si forcim te qarte te mbrojtjes se jetes humane perballe interesave ekonomike.
Mjeku gjerman Peter Liese njekohesisht eurodeputet e pershendeti gjithashtu vendimin. Ne mbeshtesim kerkimin dhe zhvillimin ne fushen e bioteknologjise por nuk duhet qe ne kuader te ketyre kerkimeve te shkaterrojme jeten njerezore as ne fazat e hershme te zhvillimit te saj u shpreh Liese ne nje deklarate me shkrim. Mjeku gjerman beson se kerkimi do te ece tani ne drejtim te alternativave te pergjegjeshme nga pikepamja etike. Ketu bejne pjese terapite me qeliza burimore adulte.
Autor Christoph Hasselbach / E. Xhani
Redaktoi Esat Ahmeti