Perpjekje vetevrasese shpetimi Zgjerimi i ombrelles se shpetimit ne eurozone

Pas Greqise Portugalise Italise dhe Spanjes tani edhe Franca po vihet gjithnje e me shume ne shenjester te tregjeve financiare. Agjencia e vleresimit Moodys ka njoftuar se do te shqyrtoje nese Franca e meriton ende noten me te larte te besueshmerise per kreditimin. Moodys argumenton se fuqia financiare e vendit ka rene per shkak te krizes financiare. Pas Gjermanise Franca eshte ekonomia e dyte me e madhe ne Eurozone. Nese ulet vleresimi per besueshmerine e saj kredituese e gjitha hapesira e euros mund te lekundej. Puna nuk duhet te arrije deri ketu paralajmerojne vezhguesit. Per kete arsye fuqia vepruese e fondit per shpetimin e euros duhet te shumefishohet. Nga 440 miliarde eurot qe ka aktualisht fondi mund te behen me shume se 2 bilione pra mbi 2000 miliarde euro.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Robert Halver analist
Ka vende qe nuk mund te shpetohen
E megjithate edhe nje fond i tille i zgjeruar shpetimi ne thelb nuk do ti zgjidhte problemet themelore te krizes se borxheve paralajmeron strategu i tregut Robert Halver nga banka Baader. Nje fond shpetimi nuk eshte nje banke dhe nese ne ketu bejme perpjekje vetevrasese shpetimi nuk kemi fituar asgje. Pasi problemi themelor eshte si dhe me pare qe ne Eurozone ka vende qe nuk mund te shpetohen. Si per shembull Greqia dhe Portugalia. Greket dhe portugezet ne te vertete nuk kane vend ne Eurozone pasi edhe pas 100 vjetesh ata nuk do jene ne gjendje te qendrojne mbi kembet e tyre.
Sipas Robert Halver kjo nuk do te ndodhe as nese fuqia vepruese e fondit te shpetimit te euros do te tre- kater- apo pesefishohet. Edhe nje fond shpetimi i fuqizuar me ane te leves financiare eshte vetem perpjekje per te fituar kohe dhe asgje me shume. Problemi fillestar eshte si dhe me pare mjerimi ekonomik ne Greqi dhe Portugali i cili nuk mund te zgjidhet as me miliardat e shpetimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrg Krmer kryeekonomisti i Commerzbank
Franca nen vezhgim
Me po kaq pesimizem shprehet edhe Jrg Krmer. Kryeekonomisti prane bankes Commerzbank kerkon qe ne rast shumefishimi te fondit te shpetimit te euros te nderhyjne patjeter edhe parlamentet. Shtetet duhet ta bejne financimin ne menyre te hapur dhe duhet ti pyesin hapur parlamentet e tyre. Pasi shumefishimi i fondit me ane te leves financiare nuk ndryshon gje ne faktin qe ne fund ngarkesa rendon mbi anen publike. Kjo vlen edhe per Francen cka do te kontribuonte ne rrezikimin e besueshmerise kredituese te vendit dhe keshtu ne ngarkesa te reja per fondin e shpetimit te euros.
Vizione te erreta te cilat sipas Jrg Krmerit nuk u duket ende fundi. Per ekspertin e financave 440 miliarde eurot qe ka aktualisht fondi nuk mjaftojne per te zgjidhur ne menyre afatgjate krizen e borxheve. Pra shtimi i tij eshte vetem ceshtje kohe. Por qeverite nuk mund te kerkojne tani serish me shume para nga parlamentet. Krmer parashikon se kriza e borxheve shteterore fillimisht do te shkallezohet me tej perpara se te filloje zgjidhja e saj.
Autor Peter Kochanski/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi