Greqi PASOK fiton zgjedhjet

Fitore historike e socialisteve konsiderohet gjithashtu fakti qe kane marre per here te pare pas 25 vitesh dy bastionet me te fuqishme te konservatoreve bashkine e Athines dhe te Selanikut por kane humbur bashkine e Pireut.
Kemi fituar kemi fituar kete shans te ri per te ndryshuar Athinen. Kjo fitore eshte fitorja juaj fitore e qytetareve te Athinesqe jane plot shprese dhe duan te marrin pjese ne kete ndryshim thote Jorgos Kaminis kryebashkiaku i ri i Athines.
Karakteristika me e madhe e ketyre zgjedhjeve qe ka treguar edhe mosbindjen politike te qytetareve greke ndaj sistemit politik ka qene mospjesmarrja qe ka kapur shifren rekord prej 55ndersa edhe fletevotimet e pavlefshme jane me shume se 10.
Kryeministri Papandreu ne mesazhin drejtuar popullit grek ne mbremjen e se dieles ka interpretuar rezultatin zgjedhor si nje mbeshtetje per vazhdimesine e reformave antikrize te qeverise se tij.
Sot por edhe pas rezultateve te se dieles se shkuar qytetaret na treguan rrugen qe duhet te ndjekim. Na kerkuan te vazhdojme kete ecuri dhe te zbatojme kete stabilitet politik dhe social ne menyre qe gjithe kjo perpjekje te jete e sukseshme tha Papandreu.
Qeveria Papandreu ka deklaruar se do te negocioje ne ditet e ardhshme me perfaqesuesit e FMN dhe BE per zgjatjen e kohes se shlyerjes se kredise ekonomike prej 110 miliard eurosh qe ka marre vendi.
Athina zyrtare ka riperseritur se nuk do te marre masa te ashpra financiare megjithe deficitin e rritur nga rishikimi i EUROSTAT-it per vitin 2009por sipas mediave vendase sektori publik do te preket perseri nga reduktimi i rrogave dhe i bonuseve si edhe nga shkurtimi i dhjetera mijera vendeve te punes.