Zgjidhja e ngercit ne Kushtetuese si duhet te ndryshoje ligji

Gjata Te ndryshoje ligji organik i gjykates. Spahiu Zgjidhja nepermjet ndryshimit te Kushtetutes.
Ekspertet propozojne menyra te ndryshme per zgjidhjen e ngercit ne Gjykaten Kushtetuese per shkak te zgjedhjes se anetareve te saj. Problemi i hasur pak kohe me pare kur kjo gjykate duhet te zevendesonte me shume se gjysmen e anetareve te saj edhe pse ligji lejon vetem 3 zevendesime nuk ka marre ende nje pergjigje perfundimtare. Konstitucionalisti Rrustem Gjata e sheh zgjidhjen e ketij ngerci tek ndryshimi i ligjit organik te Gjykates Kushtetuese. Nderkohe qe kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu shkon edhe me tej ndersa propozon ndryshime ne Kushtetute.
Ligji organik
Ish-kreu i Kushtetueses mendon se ligji i funksionimit te kesaj gjykate eshte nje kopje e dobet e Kushtetutes. Rregullimet ligjore me te rendesishme dhe me urgjente sipas Gjates duhet te kryhen per kriteret e perzgjedhjes se anetareve te Kushtetueses dhe Gjykates se Larte. Ka kritere per te shkuar ne Apel dhe jane bere disa here ndryshime nuk ka kritere ne Gjykate te Larte. Mua me habit kjo te caktosh nga rrethi dhe te mos caktosh nga Apeli kjo rrjedh per shkak te mungeses se kritereve ligjore - pohon ai. Gjata shton se duhen percaktime te sakta ne ligj edhe per sa u perket ceshtjeve per te cilat ky institucion duhet ti drejtohet Komisionit te Venecias. Vete praktika dikton qe te plotesohen disa prej tyre te jete me i plote ligji. Te mos lere shteg per shembull Gjykata Kushtetuese merr mendimin e Komisionit te Venecias ku bazohet. Une mendoj se ne ligj duhet. Pergjegjesia eshte e perbashket. Pse Kuvendi ka kaq vjet nuk ka nxjerre kriteret ligjore - thote Rrustem Gjata. Ish-kryetari i Kushtetueses thekson gjithashtu nevojen e nje reformimi te gjere te sistemit gjyqesor dhe jo siperfaqesor sic eshte bere ne keto 20 vite.
Kushtetuta
Por per nenkryetarin e KLD-se ndryshimi i ligjit organik te Gjykates Kushtetuese do te ishte thjesht nje arnim. Spahiu hedh idene e ndryshimit te vete Kushtetutes per te shmangur kriza te tjera ne kete institucion. Kriza qe sipas tij jane kultivuar ne vite nga zgjedhja e gabuar e formules per emerimin e nente anetareve. Nje krize e kultivuar vite me pare ne momentin kur nuk u zgjodh formula e duhur se si duhet te funksiononte Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi. Ndryshimi kushtetues do te sillte nje permiresim teresor te struktures organizimit funksionimit perberjes formules dhe skemes se zgjedhjes dhe emerimit te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese. Cdo lloj ndryshimi ligjor nuk ben gje tjeter vecse do te arnoje pjeserisht menyren e perseritjes se fillimit apo perfundimit te mandateve vetem te tre anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe nuk do te zgjidhe asgje tjeter thelbesore - shprehet ai. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te cilet rinovohen cdo 3 vite. Ndonese me mandat 9-vjecar gjyqtaret kushtetues qendrojne ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit.