E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Respektim i afateve te qendrimit ne Shengen

Nuk do te perseriten me eksodet e shqiptareve. Levizja e lire arritje fale reformave jo dhurate.

Kryeministri Sali Berisha u ben thirrje shqiptareve te respektojne afatet e qendrimit ne zonen Shengen. Gjate turit te perurimeve ne qarkun e Gjirokastres ai e vleresoi si historik vendimin e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine ndersa theksoi se ky proces do te jete i plote brenda vitit por Kryeministri shtoi se tashme shqiptaret nuk do ta kene me te nevojshme te largohen jashte vendit per te siguruar te ardhmen e tyre e cila do te jete sipas standardeve evropiane edhe ne vendin tone. Per te theksuar ndryshimet ne keto 20 vite ai permendi edhe vrasjen e 3 minoritareve ne vitin 1991 ndersa ata tentonin te kalonin pertej kufirit per nje jete me te mire.

Levizja e lire

Ne brenda ketij viti do te levizim te lire ne mbare Evropen. Kjo nuk ka ardhur si nje dhurate. Duhet te kemi shume mirenjohje per vendimin por absolutisht i merituar eshte merite e shqiptareve burrave e grave te rinjve e te rejave te cilet e ringriten kete vend nga shkrumbi i diktatures me shkaterrimtare qe Evropa e bota ka njohur ndonjehere - pohoi Kryeministri nga Gjirokastra. Ai shtoi se vendimi per heqjen e vizave eshte jo vetem liri levizjeje por dhe dinjitet e nje mundesi e jashtezakonshme per mbare Shqiperine e shqiptaret. Te gjithe ata te cilet do te lexojne se Shqiperia kaloi ne listen e bardhe te sigurise se per qytetaret shqiptare Bashkimi Evropian nuk kerkon viza do te ndihen tri here me te sigurt do kene deshire dy here me te madhe per te vizituar bukurite magjepsese te ketij vendi - tha Berisha. Kreu i qeverise me kete rast u ka bere thirrje shqiptareve te respektojne rregullt e levizjes ne zonen Shengen per te hedhur poshte ne kete menyre edhe disa nga argumentet e zerave kunder sipas te cilave heqja e vizave do te shkaktonte nje levizje masive te shqiptareve. Une shfrytezoj kete rast valet e ekraneve tuaja per tu bere thirrje qytetareve shqiptare qe kete akt madhor ne historine tone ta presim me dinjitetin dhe qytetarine qe na perket - tha Kryeministri. Ndersa permendi shqetesimin e vendeve qe na votebesuan per mundesine e nje eksodi te shqiptareve ai i siguroi ata se kjo gje nuk do te perseritet. Ata qe na votebesuan natyrisht nuk mund te mos kene edhe shqetesimin e tyre sepse si ne asnje vend tjeter per fatin tone te keq ne memorien e kohes jane te stamposura eksodet biblike te shqiptareve. Dua tu them miqve dashamiresve qe moren kete vendim se Shqiperia e 20 viteve te meparshme eshte vite drite larg me Shqiperine e sotme Shqiperia qe 20 vite me pare braktisej masivisht nga djemte e vajzat e saj sot renditet e 57-ta si nje nder vendet qe jetohet me mire. Sot shqiptaret nuk kane nevoje te largohen me nga vendi i tyre. E kunderta po ndodh. Shqiptaret po kthehen ne Shqiperi. Kjo eshte e verteta - deklaroi ai. Kryeministri ka garantuar edhe nje here qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian se qeveria autoritetet shqiptare procesin e heqjes se vizave e kane vleresuar ne menyre te jashtezakonshme por e konsiderojme kete proces dhe te gjitha reformat e ndermarra si nje proces pa nderprerje sepse ky eshte nje proces qe transformoi vendin.

Letra e Fules Kryeministri Kompromis per reformen zgjedhore

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga qyteti i Gjirokastres letren e komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule duke pohuar se ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore. Kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODIHR - tha Berisha. Ai shtoi se kryetari i qeverise i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal total te paprecedent ne historine e Evropes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku zotit Rama nuk mund tia heq te jem i sinqerte - tha Berisha. Lidhur me komentet per lidhjet e Kryeministrit me struktura brenda PS-se ai tha se cdokush qe do mbeshtet kete qeveri duke pare punen qe ajo po ben. Ju ishit dje me mua ne Dervican dhe aty ishte i gjithe minoriteti i te gjitha bindjeve socialiste demokrate te Omonias te PBDNJ-se. Askush nuk i nxori me detyrim po e beri respekti i tyre per kete qeveri qe po punon. Per sa i perket rikthimit te Bollanos ne PD Berisha u pergjigj E ke pare si eshte bere Bregu Ai e kupton se ku jane interesat me te medha te qytetareve qe perfaqeson por ne menyre absolute nga ana ime ka vetem nje nderhyrje ne rruge ujesjelles kanalizime shkolla investime rroga e pensione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›