Zgjidhja për Luginën e Preshevës, bashkimi me Kosovën
Musliu ka thënë se gjërat tashmë kanë filluar të ndryshojnë, shumë opsione kanë filluar të lansohen dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të heshti për të kërkuar të drejtat e tyre
“Nuk ka opsion më praktik, më real, më human se sa ai i bashkimit të Luginës me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë. çdo opsion tjetër do t’i linte gjërat zvarrë, ndaj sa më shpejt të vijnë proceset integruese, aq më mirë do të realizohen të drejtat e shqiptarëve për integrim dhe bashkim”, ka deklaruar Musliu, njofton Koha.
“Për momentin shkëmbimi i territoreve, apo ndonjë opsion tjetër i kësaj natyre, për institucionet shqiptare kudo qofshin ato shikohet si një model joreal i zgjidhjes së problemeve shqiptare në planin global. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur gjithmonë si synim bashkimin kombëtar, si një opsion të drejtë dhe të qëndrueshëm të zgjidhjes së çështjes kombëtare”.
Në pyetjen se si mendoni që ky opsion për ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë do të mund të realizohet në praktikë, Musliu tha se kjo është gjë shumë e lehtë. Sipas tij, mjafton një konsensus mes Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje.
“Problem janë serbët e veriut të Kosovës, të cilët çështjen e tyre e kanë aktualizuar pas luftës, ndërsa shqiptarët e Luginës kanë qenë aktivë në të gjitha proceset për t’i realizuar aspiratat e tyre shekullore për bashkim kombëtar”.
Politikanë shqiptarë në Prishtinë dhe Luginë të Preshevës vazhdimisht kanë potencuar se shqiptarët në Jug të Serbisë duhet të gëzojnë të njëjta të drejta sikurse serbët e Kosovës.