E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç emisarë në 55 vende kundër njohjes së Kosovës

Presidenti serb, Boris Tadiç, me anë të emisarëve të tij u ka dërguar mesazh 55 vende, të cilat janë në presion për njohjen e Kosovës.

Në letrën e shpërndarë për këto vende, shpjegohet qëndrimi i Beogradit pas GJND-së, përmban edhe thirrjen që të mos ndryshojnë qëndrimin e tyre të deritashëm për Kosovën.

Mes vendeve të cilat u janë dërguar mesazhe janë edhe pesë vendet e BE-së, Sllovaki, Rumani, Spanjë, Greqi dhe Qipro. Letra u është dërguar edhe vendeve të Karaibeve, të Amerikës Qendrore dhe bllokuar të pa inkuadruarve.

Në rolin e emisarëve janë ambasadorët, diplomatë serbë të karrierës dhe ndihmësministra, por emrat e tyre për shkaqe diplomatike nuk zbulohen, raporton B92.

Ende nuk dihet se sa sukses do të kenë këtë veprime diplomatike të Beogradit, në një kohë që Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar njohje të reja pas vendimit të GJND-së që i dha një “shuplakë të madhe” diplomacisë serbe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›