E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi kërkon të zbatojë planin e Ahtisarit në veri

Ndërkohë në New York në tavolinë është oferta e Beogradit, që vet të zbatojë planin e Ahtisarit në veri të Kosovës, ose këtë ta bëjnë ata, që është opsion i keq, shkruan sot gazeta serbe “Blic”, duke u mbështetur në burime diplomatike në New York.

Derisa ambasadorët e vendeve të Quintit (SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) janë të vendosur nëpër vendet, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, transmetojnë ofertat e qeverive të tyre për nevojën e njohjes së Kosovës, pasi që GJND-ja ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, diplomatët serbë në misionin e OKB-së në New York shpjegojnë të kundërtën e kësaj përfaqësuesve të të njëjta vendeve.

Në betejën diplomatike, e cila aktualisht po zhvillohet në tavolinë, në njërën anë në OKB është karrigia për Kosovën, ndërsa në anën tjetër është ardhmëria evropiane e Serbisë dhe fati i serbëve në Kosovë. Karta e vetme në të cilën në këtë moment Serbia luan është fakti se shumica e vendeve nuk e kanë njohur Kosovën, madje edhe pas Mendimit të GJND-së, i cili në çastet e para dukej sikur të legalizohej pavarësia e Kosovës, por Serbia ka arritur që shumicës së vendeve nga të cilat është pritur njohja e Kosovës, që t’u sqaroj se vendimi i GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë dhe kështu ka zbutur rëndësinë e mendimit të gjyqit.

Kjo është arritur para se gjithash me paraqitjen e rezolutës së vet dhe më vonë me takime të shumta bilaterale, në të cilat ka shpjeguar se çka vërtetë shkruan në mendimin e gjyqit. Për këtë, Serbia nuk guxon që të heq dorë nga rezoluta e vet, por duhet të tregtojë, aq më parë pse BE dhe SHBA nuk ofrojnë asgjë si kompensim, ka thënë për “Blic” një burim nga qarqet diplomatike në New York, njofton Koha Ditore.

Sipas gazetës serbe, tash për tash në New York nuk përmendet mundësia që ndonjë vend apo BE-ja të paraqes rezolutë të veten. Beogradi nga ana e vet, ofron bisedime me BE-në për tekstin e rezolutës, por kërkon edhe garancione se do të fitojë diçka si kompensim.

Të vetmen që Qunti dhe SHBA ofrojnë është që Beogradi që zbatojë planin e Ahtisarit në veri të Kosovës, por kreu politik i Serbisë këtë e sheh si ofertë të papranueshme, e cila do të barazonte serbët në veri me ata në Prizren e Gjakovë. Ata pyesin (mendohet në shtetet e Quntit dhe SHBA): “Doni ju ta implementoni apo këtë ta bëjmë ne?” Përgjigjet që janë kthyer deri tani nga Beogradi janë negative: “Nuk kemi as të drejtë kushtetuese as morale që ta bëjmë këtë, përse tashmë të ndërrojmë mendimin për planin e Ahtisarit”, ka thënë për “Blic” një burim në Beograd, i afërt me kreun shtetëror.

Burime diplomatike në New York, siç shkruan “Blic” kanë theksuar se gjykuar sipas asaj se akoma asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën pas Mendimit të GJND-së, flet se në favor të faktit se ka shanse dhe se rezoluta serbe “nuk është mision i pamundur”. Në Beograd llogaritet se në rast se rezoluta do të pranohet, askush më nuk do ta njoh Kosovën. Në të njëjtin rezultat, llogaritet edhe nëse rezoluta nuk do të pranohej.

Beogradi është i gatshëm të pranojë realitetin, por jo me çmimin që të humbet edhe kjo që kemi tani. Në biseda të këtilla askush në botë nuk do të pranonte, thotë për “Blic” burimi i njëjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›