Zgjidhje 10-ditore për Gjykatën e Lartë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka ngritur dje një grup pune të përkohshëm, me qëllim asistencën në përzgjedhjen me transparencë të plotë juridike të 6 kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Zëdhënësja e Presidentit të Republikës tha dje, në një deklaratë për mediat, se “Presidenti Topi është njohur me situatën e vështirë institucionale dhe kushtetuese të Gjykatës së Lartë, situatë e krijuar nga një numër i lartë vendesh vakant dhe i vonesave të shkaktuara nga procesi i zvarritur i votimit të dekreteve në Kuvendin e Shqipërisë”. Gjykata e Lartë nuk po funksionon normalisht për shkak të një numri të lartë vendesh vakant dhe vonesave të shkaktuara nga procesi i zvarritur i votimit të dekreteve në Kuvendin e Shqipërisë. “Me qëllim mbrojtjen, garantimin dhe zbatimin e Kushtetutës si dhe ruajtjen e parimit të pavarësisë institucionale, Presidenti i Republikës vendosi të ngrejë një grup pune me qëllim asistencën në përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë me transparencë të plotë juridike”, theksoi zëdhënësja e Presidentit. Në këto kushte, vijoi zëdhënësja, Presidenti e konsideron të nevojshme marrjen e disa masave të menjëhershme për evitimin e krizës institucionale.
Ajo sqaroi se grupi prej 9 ekspertësh dhe përfaqësuesish të jurisprudencës shqiptare do të funksionojë për një periudhë 10 ditore. Veprimtaria e tij do të realizohet në mënyrë transparente me praninë e mediave në ambientet e Presidencës së Republikës. Grupi juridik i transparencës do të shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve, mund të kërkojë informacione shtesë, të sugjerojë standarde dhe kritere të tjera që lidhen me etikën, moralin, nivelin profesional të kandidatëve si dhe, kur e çmon të arsyeshme mund të intervistojë një pjesë të tyre. Një ndër objektivat e këtij grupi juridik është realizimi i seancave dëgjimore në Presidencë, me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, të cilët do të ftohen për të prezantuar rekomandimet mbi standardet dhe parimet e vlerësuara prej tyre.
“Mbi këto rekomandime Presidenti Topi do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për 6 vendet vakant”, vijoi zëdhënësja, duke nënvizuar se seancat dëgjimore, me objekt përcaktimin e standardeve të kërkuara nga Kuvendi i Shqipërisë, do të jenë transparente dhe në prezencën e medias dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.
Ndërkaq, lidhur me cështjen në fjalë, Ambasadori amerikan në Shqipëri Ëithers është shprehur i rezervuar për rrëzimin e 5 dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. “Veprimet e Parlamentit mbrëmjen e së hënës, e thënë me sinqeritet, ishin të padenja për një institucion demokratik”, tha Withers. Lidhur me këtë, Ëithers bën thirrje që të sheshohen këto probleme dhe për të mos i riparë ato vetëm nga përfitimi politik.
Dekretet, Berisha: Konsultimi i emrave do të sillte një proces transparent/Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se “propozimet e emrave të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë janë ekskluzivitet i Presidentit të Republikës”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Hashim Thaçi, z. Berisha iu përgjigj interesimit të medias lidhur me kompentecat e Presidentit në zgjedhjen e emrave të kandidatëve për anëtarë në Gjykatën e Lartë. “Propozimet e emrave janë ekskluzivitet i Presidentit të Republikës dhe nuk gjykoj se ka të drejtë ndonjë instancë tjetër që t’i dërgojë emrat Presidentit. Kushtetua e Shqipërisë nuk e parashikon këtë formë”, tha z. Berisha. Kryeministri nënvizoi se në rast se Presidenti, duke ruajtur tërësisht eksluzivitetin, do të konsultonte emrat mendoj se kjo do ta bënte me transparent procesin. “Konsultimi i emrave me ata që do t’i votojnë në Kuvend nuk do të përbënte asnjë cënim të ekskluzivitetit”, theksoi z. Berisha. Në fillim të kësaj jave Kuvendi i Shqipërisë hodhi poshtë me shumicë votash emrat e dekretuar nga Presidenti për 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dje Kreu i Shtetit vendosi ngritjen e një grupi pune prej 9 ekspertësh dhe përfaqësuesish të jurisprudencës me qëllim asistencën në përzgjedhjen me transparencë të plotë juridike të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.
Beja: Proçesverbali i votimit të dekreteve të Presidentit do të kthehet për verifikim/Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Beja, u shpreh dje në seancë plenare, se “proçesverbali i seancës të së hënës, në të cilin ndodhet edhe votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë, do të kthehet për verifikim”. Vendimi i drejtuesit të kësaj seance të Kuvendit erdhi pas akuzave të opozitës për parregullsi në votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Konkretisht deputetët e opozitës akuzojnë për falsifikimin e dekretit të z. Zamir Poda, për të cilin menjëherë pas votimit të fshehtë Kryetari i Komisionit Kuvendor të Votimit, deputeti i PR-së, Arjan Madhi, deklaroi se ka marrë pëlqimin e deputetëve.
Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputeti Jemin Gjana, u shpreh se “kandidati për anëtar i Gjykatës së Lartë, Zamir Poda, i votuar në seancën plenare të së hënës, nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave”. Sipas tij, në seancën e së hënës, ku u votua për 5 dekretet e Presidentit, morën pjesë në votim 130 deputetë dhe z. Poda nuk mori 50+1 % të votave, që është edhe numri i nevojshëm për të marrë pëlqimin e Kuvendit. Verifikimi i proçesverbalit të seancës së kaluar të Kuvendit do të bëhet seancën e ardhshme (të hënën datë 23 qershor). Ndërkaq, në seancën plenare të së hënës Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me shumicë votash pesë kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Pesë emrat e dekretuar, Altina Xhoxhaj, Artan Zeneli, Kristaq Traja, Medi Bici dhe Zamir Poda nuk morën shumicën e votave të deputetëve për të qenë anëtarë të kësaj Gjykate. Pas votimit të fshehtë, Kryetari i Komisionit Kuvendor të Votimit, deputeti i PR-së, Arjan Madhi, deklaroi se Zamir Poda, vetëm një prej pesë kandidaturave, kishte marrë pëlqimin e deputetëve për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, por shumë shpejt ai kërkoi ndjesë për mediat. “Ju kërkoj ndjesë, por dua të sqaroj se edhe kandidatura e z. Zamir Poda, sikurse dhe 4 të tjerat, nuk ka marrë pëlqimin e deputetëve për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Edhe z. Poda nuk mundi të sigurojë 50 përqind +1 të votave, ashtu sikurse parashikon rregullorja e Parlamentit”, tha z. Madhi. Nga 130 deputetë që morën pjesë në votimin për kandidaturën e z. Poda, votuan pro tij 50 përqind e tyre (e deputetëve). E thënë ndryshe z. Zamir Poda mori 65 vota nga 66 që duhej të merrte.