Berisha-Thaçi: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të ndara, nën një identitet kombëtar
Kryeministri i Shqiperise Berisha dhe ai i Kosoves, Hashim Thaci konfirmuan dje se nuk do të ketë bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës, tani që kjo e fundit është një shtet i pavarur. Deklarata u bë në selinë e kryeministrisë ku Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha priti në një vizitë zyrtare Kryeministrin e Kosoves, takim që u kurorëzua me nënshkrimin e një Memorandumi të përbashkët bashkëpunimi mes dy vendeve. Lidhur me cështjen e nëse nëse Shqipëria dhe Kosova do të mund të bashkoheshin një ditë, kryeministri Thaçi u shpreh për mosndryshim të kufinjve, duke theksuar se rruga e vetme ndërmjet dy vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian. “Shqiptarët kurrë s’kanë qenë më të afruar dhe stabilizuar”. “Jam për mosndryshimin e kufijve, por synojmë integrimin rajonal. Duhet bërë dallimi midis identitetit kombëtar dhe shtetëror. Jemi dy identitete të ndara shtetërore, por edhe Shqipëria edhe Kosova i përkasin të njëjtit identitet kombëtar: Ne jemi shqiptarë!”, tha kryeministri Hashim Thaci. Ndërkaq, nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, vuri në dukje se kësaj cështjeje i ka dhënë fund pavarësia e Kosovës. “Në bindjet e mia pavarësia e Kosovës ka qenë dhe është projekti më i besuar, më madhor, për të cilën qytetarët e Kosovës bënë rezistencë. Është një kryevepër e qëndresës së Kosovës dhe ky projekt është projekti më i respektuar në Shqipëri”, tha Berisha. Më tej, të dy kryeministrat kanë diskutuar për klimën e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri Berisha nga ana e tij e ka konsideruar të rëndësishme këtë vizitë të homologut të tij kosovar dhe ka përshëndetur kryeministrin Thaçi për zhvillimet në vend para dhe pas shpalljes së pavarësisë. “ Kjo është vizitë historike, të cilën shqiptarët e kanë pritur prej një shekulli. Nënshkrimi i këtij memorandiumi përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për kombin shqiptar dhe zhvillim të rëndësishëm për rajonin. Shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur kryeministrin, qeverinë e Kosovës, për sukseset e ndejshme që kanë shënuar muajt e parë të pavarësisë së vendit të tyre, të konsolidimit të pavarësisë së tyre. Thaçi ka ardhur sot si komandant i qëndresës shqiptare, kryesues i delegacionit të Kosovës, përfaqësues i opozitës së Kosovës pruraliste, sot vjen si kryemministër i Kosoves së pavarur. I shpreh të gjithë mirënjohjen për atributin e dhënë në proçesin e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi kryeministri Berisha.
Thaçi: Pretendimet për ndarje etnike apo territoriale të Kosovës nuk do të kenë sukses/Integriteti territorial i Kosovës është i garantuar. Ne garantojmë respektimin e të drejtave për serbët, shtetas të Republikës së Kosovës. Në prezencën e NATO nuk do të ketë sukses asnjë precedent që do të destabilizojë vendin”. Kështu deklaroi kryeministri Thaci në konferencën e përbashkët për shtyp i pyetur nga mediat për situatën në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi gjithashtu se “pretendimet për ndarje etnike apo territoriale të Kosovës nuk do të kenë sukses”. “Asnjë pretendim për destabilizim apo për ndonjë ndarje etnike ose territoriale të Kosovës nuk do të ketë sukses”. Kosova, theksoi Kryeministri Thaçi, është shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm. “Integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe i njohur ndërkombëtarisht”, tha ai, duke nënvizuar se duhet bërë ndarja e qartë mes serbëve, shtetas të Republikës së Kosovës, që janë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, në qeverinë e drejtuar nga unë, por edhe në autoritetet vendore. “Në Kosovë nuk do të ketë enklava, do të ketë lëvizje të lirë dhe të tillë ka në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh Kryeministri Thaçi. Ai informoi se për këtë qëllim, në Mitrovicë po punohet që autoriteti i institucioneve të shtetit të Kosovës të shtrihet në gjithë territorin , kjo dhe me mbështetjen ndërkombëtare. “Shteti i Kosovës është në procesin e formësimit integrues dhe ndëretnik. Ka vite të tëra që nuk ka ndodhur asnjë incident ndëretnik në vend. Prandaj, do të ketë vetëm tolerancë, mirëkuptim dhe respekt edhe për serbët, qytetarë të Kosovës”, theksoi Kryeministri i Kosovës.
Përsa i takon Serbisë, si shtet fqinj i Kosovës, Thaçi nënvizoi se qeveria po bën përpjekje për të ndërtuar raporte ndërshtetërore. “Prishtina ka qenë e gatshme të bashkëpunojë në çështjet teknike që janë të domosdoshme për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, por edhe ndërshtetëror Beograd-Prishtinë”, përfundoi Kryeministri Thaçi.
Berisha: Himi i Kosovës, si vëllai siamez i himnit kombëtar/“Himni i Republikës së Kosovës ishte melodioz. Më tingëlloi si vëllai siamez i himnit kombëtar. E dëgjova me dashuri e respekt sa nuk e përshkruaj dot”, tha në interes të mediave kryeminsitri Berisha.