E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhje me dy shtete ose koloni ngulimesh - Presidenti palestinez Abbas i pergjigjet Netanjahut per konfliktin ne Lindjen e Mesme

Kur ne shtator te mblidhet Asambleja e Pergjithshme e OKB-se shtetet anetare te OKB-se duhet te mbeshtesin palestinezet ne shpalljen e pavaresise. Kete thirrje u ka drejtuar atyre presidenti i palestinezeve Mahmud Abbas ne te perditshmen New York Times.

Palestinezet i drejtohen Kombeve te Bashkuara keshtu shprehet Abbas pasi ne kemi negociuar per 20 vjet me shtetin e Izraelit pa iu afruar aspak shtetit tone te pavarur. Palestinezet nuk mund te presin pafundesisht nderkohe qe Izraeli dergon gjithnje e me shume kolone ne territoret e pushtuara te Jordanit Perendimor dhe u ndalon palestinezeve te shkojne ne vendin e tyre dhe vendet e tyre te shenjta para se gjithash ne Jeruzalem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Barack Obama me Benjamin Netanyahun dhe Mahmoud Abbas Ne artikullin e tij per gazeten New York Times shefi i autoritetit te territoreve autonome palestineze thote edhe se kryeministri izraelit Benamin Netanjahu refuzon te njohe si partner ne bisedimet per paqe qeverine palestineze te mbeshtetur nga Fatahu dhe Hamasi. Tekstualisht Abbas shkruan Zgjedhja nuk eshte mes bashkimit palestinez apo paqes me Izraelin por mes nje zgjidhjeje me dy shtete apo ngulimeve te koloneve.

Kryeministri izraelit Netanjahu te premten 20.5. do te takohet ne Uashington me presidentin e SHBA-se Barack Obama. Te henen ne mbremje 16.5. duke folur para parlamentit izraelit Knesset Netanjahu kishte theksuar se nuk do te negocioje me nje qeveri palestineze e cila mbeshtetet nga HamasiNje qeveri palestineze gjysma e anetareve te se ciles deklarojne cdo dite se duan te shkaterrojne shtetin hebre nuk eshte nje partner per paqe. Ne duhet ti japim fund fajesimit te vetvetes per deshtimin e bisedimeve. Perkundrazi duhet ti themi gjerat sic jane. Shkaku i vertete eshte refuzimi i palestinezeve per te njohur shtetin e Izraelit si atdheun kombetar te popullit hebre.

Te dy Netanjahu me fjalimin e tij ne Knesset dhe Abbasi me shkrimin e tij ne New York Times perpiqen te influencojne fjalimin e presidentit amerikan Barak Obama per Lindjen e Afert.

Bildunterschrift Barack Obama me Benjamin Netanyahun dhe Mahmoud AbbasObama pritet ta mbaje te enjten 19.5. fjalimin e tij. Mediet izraelite njoftojne se ai eshte kunder shpalljes se pavaresise nga palestinezet nga asambleja e pergjithshme e OKB-se ne vend te kesaj ai do tu beje thirrje paleve te rifillojne bisedimet per paqe. Izraeli duhet te kthehet ne kufijte e tij te vitit 1967 duke marre parasysh nje kembim territori i cili duhet miratuar nga palestinezet.

Gazeta izraelite Yedioth Achronoth njofton duke iu referuar tekstit paraprak te fjalimit te Obames se presidenti amerikan do te kerkoje nga Netanjahu te pezulloje aktivitetet e vendosjes se koloneve ne Bregun Perendimor. Obama do ta quaje Jeruzalemin kryeqytet te dy shteteve Izraelit dhe Palestines. Pjeset e qytetit te banuara me shumice nga izraelitet do ti takojne kryeqytetit te Izraelit pjesa tjeter kryeqytetit palestinez. Qe tani ka perpjekje intensive nga qeveria e Netanjahut qe te dobesohen ne fjalimin e Obames pjeset kritike per Izraelin njofton gazeta Yedioth Achronoth.

AutorClemens Verenkotte/Eliana Xhani

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›