Limaj paraqitet ne prokurori
Disa nga ish – pjestarët e UÇK-së ishin arrestuar më parë, por fletarresti ndaj Limajt nuk është zbatuar për shkak të imunitetit prej deputeti. Në anën tjetër, paraqitjen para Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ka konfirmuar edhe vetë Fatmir Limaj.
Ai citohet të ketë thënë se, “Jam përgjigjur para Prokurorisë për të njëjtat gjëra siç kam bërë para Tribunalit të Hagës, institucion ky që ka dëshmuar dhe konfirmuar pafajësinë time dhe pastërtinë e luftës time çlirimtare, që nga dita e kyçjes e deri në përfundim të luftës”, ka thënë Limaj. Fatmir Limaj si komandant i brigadës 121 të UÇK-së, që në atë kohë njihej me emrin Komandant Çeliku, bashkë me 10 bashkeluftëtarë të tij dyshohet se në fshatin Kleçkë ka kryer veprën penale të krimeve kundër të burgosurve të luftës.