Raundi i katert i bisedimeve Kosove -Serbi pritet te sjelle rezultate

Para futjes ne takim kryenegociatori serb i bisedimeve Borislav Stefanovic tha se ne raundin e katert te bisedimeve me Prishtinen do te provohet te gjenden zgjidhje per disa nga temat e hapura nderkohe
Une mendoj se eshte reale te pritet qe te biem dakord per disa ceshtje qe kane te bejne me kadastren librat amze eventualisht edhe per levizjen e lire. Keto jane ceshtje per te cilat ne mendojme se jane me afer zgjidhjes megjithate ne te gjitha keto tema edhe me tej ka nga ndonje pengese te paraqitur nga ana e Prishtines por une shpresoj qe ne do te gjejme nje zgjidhje kompromisi tha Stefanovici para takimit te se martes ne Bruksel.
Me kete rast Stefanovici paralajmeroi mundesine e shpeshtimit te takimeve te dy delegacioneve ne Bruksel e ndoshta edhe ne ndonje vend tjeter. Ndersa shefja e ekipit kosovar ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri tha se ne raundin e katert te bisedimeve mund te priten rezultate ne te pakten tri fusha levizjen e lire ne tregtine e lire dhe ne ceshtjet e energjise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borko Stefanovic
Une mendoj se te dy vendet kane punuar fort ne menyre qe te gjenden zgjidhje ne disa ceshtje rreth te cilave nuk pajtohemi. Po ashtu pershendes idene e Bashkimit Evropian per menyren se si te pasurojme kete proces dhe te tejkalojme dallimet tona perfundimtare tha Tahiri.
Po ashtu zonja Tahiri paralajmeroi se do te hapen edhe disa ceshtje te tjera sic jane ajo e personave te zhdukur trashegimise kulturore si dhe ceshtja e pranimit te diplomave.
Ne te njejten kohe te marten nga Komisioni Evropin eshte rekomanduar qe ne kuader te bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit te diskutohet per ceshtjet te cilat do te mundesojne normalizimin e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves pasi kjo ceshtje duhet te zgjidhet perfundimisht nga Serbia para se ajo te jete pranuar ne Bashkimin Evropian. Duke pritur suksesin gjate muajve te ardhshem ne keto bisedime zedhenesi i kryetarit te Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso Michael Karnicnik per Deutsche Welle-n tha
E rendesishme eshte qe Serbia dhe Kosova te bisedojne drejtperdrejt me njera-tjetren pasi qe permes bashkepunimit praktik permes bashkepunim ne rajon dhe pajtimit te dy vendet kontribuojne ne perparimin e tyre drejt Bashkimit Evropian tha Michael Karnicnik.
Raundi i katert i dialogut ne mes te Kosoves dhe Serbise po zhvillohet si zakonisht me ndermjetesim te perfaqesuesit te BE-se Robet Cooper. Ky raund i bisedimeve zgjat dy dite.
Autor Martina Maksimovic/Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi