E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjimi i Ballkanit

Shekulli XIX shenon nje periudhe tejet te rendesishme jo vetem per te gjitha vendet e roberuara te Ballkanit nen pushtimin osman por edhe per vete te ardhmen e Perandorise Osmane ne zone.

Nen driten e politikave parandaluese te Aleances se Shenjte - Aleanca e madhe - ndaj cdo fryme revolucionare si edhe te interesave konkurrente te Anglise dhe te Frances - ne favor te teresise territoriale te Perandorise Osmane popujt e Ballkanit ndermoren perpjekje per pavaresi si pasoje e te cilave territoret evropiane te Perandorise Osmane u perballen me nje faze te trazuar te zgjimit kombetar dhe idealeve te medha te tyre.

Mbi kete teme organizohet sot ora 18.30 ne Hollin e Operes e Baletit biseda me pjesemarrjen e studiuesve shqiptare nen drejtimin e dr. Konstandinos Giakoumis profesor i Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane ne bashkepunim me Fondacionin Grek te Kultures.

Disa nga ceshtjet qe trajtohen ne kete takim jane prapaskena e revoltave dhe revolucioneve te viteve 1806-1912 deri ne cmase bashkepunuan popujt kryengrites dhe fale nderhyrjes se kujt cili ishte reagimi i Portes se Larte perballe ketyre zhvillimeve revolucionare cilat ishin rrethanat historike qe luajten rol ne keto revolta iluminizmi liberalizmi ide qe po lindnin per krijimin e shteteve-komb politika ruse austro-hungareze Italia e Bashkuar etj. a luajti rol ne kete periudhe kultura dhe civilizimi i gjuheve nacionale ne rregullimin e ceshtjeve nacionale dhe zgjimin e ndergjegjes kombetare te popujve ballkanik.

Jane ftuar pedagoge te Fakultetit te Historise Filologjise dhe Gjuheve te Huaja akademike dhe studente.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›