E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtimi i karburanteve e ushqimeve frike per perkeqesimin e bilancit tregtar

Rritja e cmimeve te mallrave te konsumit te perditshem ne tregjet boterore pritet te perkeqesoje bilancin tregtar te vendeve ne zhvillim perfshire edhe Shqiperine duke bere qe nga xhepat e konsumatoreve te duhet te dalin edhe me shume para per te blere te mira dhe sherbime.

Nje studim i Fondit Monetar Nderkombetar i publikuar me raportin vjetor mbi ecurine e ekonomise boterore paraqet problematikat qe do te prekin vendet ne zhvillim gjate kesaj vale te madhe te rritjes se cmimeve te produkteve kryesore jetesore sic jane karburantet dhe ushqimet.

Sipas raportit shtrenjtimi i tyre ne bursa nderkombetare do te beje qe parate te cilat hyjne ne vend me ane te eksporteve te dalin perseri jashte ne sasi edhe me te medha per te blere mallra. Jane pikerisht karburantet dhe ushqimet te cilat kane ndikimin me te madh ne rendimin e bilancit tregtar te vendit duke bere qe valuta qe futet ne vend per shkak te treguesve te mire te eksportit te mineraleve te dale perseri jashte per blerjen e tyre gjate koheve te fundit me cmime edhe me te larta.

Madje FMN parashikon rritje te metejshme te cmimeve te karburanteve apo energjise pergjate periudhes deri ne fund te ketij viti. mimet e ushqimeve parashikohet te jene mesatarisht rreth 58 per qind me te larta ne 2011 se nje vit me pare. shte edhe nje skenar tjeter qe parashikon rritjen e te cmimeve te mallrave te pergjithshem. Sipas tij cmimi i energjise parashikohet te jete rreth 53 per qind me i larte se nje vit me pare ndersa metalet baze 40 per qind.

mimet e larta te ushqimit karburantit dhe mallra te tjera gjithashtu kane efekte te rendesishme. Ka shume gjasa qe ekonomite ne zhvillim te vuajne me shume nga cmimet e larta se sa vendet e tjera. - citohet ne raport.

Momentalisht sipas INSTAT Shqiperia ka nje permiresim te bilancit tregtar edhe pse ai vazhdon te jete negativ. Pergjate muajit shkurt 2011 ne vend kane hyre rreth 20 miliarde leke nepermjet eksporteve dhe kane dale rreth 37.7 miliarde me ane te importeve me nje deficit prej 17.7 miliarde leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›