E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muret e shkollareve

Dhjete vite perpara ne nje faze te shkrimeve dhe vizatimeve murale ne zonat tona urbane fjalet dhe shenjat qe shoqeronin grafitet transmetonin supersticion dhe diabolizem. Dominonin shprehje te zgjedhura nga mendimi kristian interpretimi i te cilave jepte idene se paqja dhe lumturia nuk eshte me pjese e njerezores.

Shkollaret e kesaj epoke tregojne ne mbishkrimet ne muret e shkollave qoshe universitetesh apo kthina te braktisura se jane te dhene pas shenjave qe flasin per nje komunikim postulativ te mistershem gati satanik.

Idhujt nga fushat e artit si Jim Morrison ne muzike James Dean kinema etj. si individe te vetmuar perballe botes se madhe transmetojne nje renie te iluzioneve idene se shpresa po e braktis njeriun.

Shumica e arteve nuk thone asgje eshte nje sentence deshperuese por shpreh nje domosdoshmeri per te performuar idete qe mbeten jashte artit ne pergjithesi.

Nga historia e grafitit ne bote kujtojme vitet 70 ne vendet hispanike si Argjentina Perendimin e Evropes me Francen Gjermanine Angline apo periferite e getot ne lagjet e mbare Amerikes. Muri i famshem i kafenese ne qender te Buenos Aires lagje e poetit te famshem Luis Borhes eshte nje model gjigant i paperseritshem i grafitit qe jep deshmi nepermjet vizatimit per krimet e diktatures ushtarake te asaj kohe.

Trajtat e grafitit ndryshojne me udhetimin neper metrote e periferite e Evropes. Me evolucionin teknik u persosen dhe mjetet e realizimit te grafitit ne bombola spray te koloreve te ndryshme.

Sot pavaresisht se per kryeqytetin shqiptar ky fenomen nuk ka permasat e shfaqjes ne Perendim eshte deshmi e gjuhes se komunikimit dhe mentalitetit te brezit qe e zgjedh ate.

Ekspozita qe presim te shohim me 15 prill ne Qendren Multimediale te Bashkise se Tiranes ora 11-12.30 vjen nga nje aksion qe perfshiu dhjetera nxenes te shkollave te mesme nga Durresi Kruja Elbasani dhe dy shkolla te kryeqytetit.

Pavaresisht se vullneti i te rinjve ka pasur nje nxitje nga jashte nga Shkollat Krijuese projekt i Qendres Kulturore Art-Kontakt dhe Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile prurjet amatore te shkollareve ne mediat e grafitit mural dhe photovoice-it jane nje tregues i nevojave dhe mungesave te tyre sociale e shpirterore jane nje qendrim kritik.

Shkollat qe moren pjese nen drejtimin e trajnereve jane Kostandin Kristoforidhi Elbasan Naim Frasheri Durres Skenderbeu Kruje Aleks Buda dhe Ibrahim Rugova ne Tirane.

Kemi modeluar syrin e Big Brother. Edhe kombinimin e ngjyrave e kemi perzgjedhur vete. shte hera e pare qe bejme grafit. Deshirojme te perseritet kjo pervoje. Do te benim grafit ne qytet edhe nese policia nuk do te na lejonte thone dy nxenes pjesemarres ne Shkollat krijuese.

Ata mendojne se kjo pervoje i ben te afte te shprehin deshirat e tyre te nxjerrin ne pah talentin. shte hera e pare qe bejne grafit mural dhe e kane te veshtire per te kombinuar ngjyrat.

Franceska nje nxenese e shkolles Naim Frasheri ne Durres thote Ideja e ketij projekti eshte e bukur fantastike. Preferojme te bejme nje qasje kritike jo vetem gjerat e bukura. E bukura eshte lehtesisht e perceptueshme. Duhen evidentuar dhe fenomenet negative qe te behemi te ndergjegjshem.

Mungesa e hapesirave sportive dhe kulturore ne kaosin urban te qytetit te Durresit eshte nje nga shqetesimet qe kane shprehur nxenesit e Naim Frasherit. Nepermjet teknikes se photovoice-it nen kujdesin e trajneres se projektit Sofia Kalo studente doktorante ne Degen e Antropologjise Sociale ne Universitetin e Masacusets nxenesit japin shembuj reale nga qyteti i tyre dhe prezantojne nje dosje fotosh.

Disa nga tematikat qe u trajtuan me ane te kesaj teknike ishin ndotja e ambientit nga metalurgjiku i Elbasanit adoleshenca qarkullimi rrugor varferia gjendja e trashegimise kulturore ne Kruje.

Photovoice eshte nje teknike qe kombinon fotografine shkrimin dhe kritiken sociale. shte perdorur ne nivel mbareboteror nga komunitete specifike si te rinjte minoritetet etnike apo fetare refugjatet per te evidentuar problematika te jetes se perditshme.

Ndersa nepermjet grafitit mural ata ia shnderruan faqen bunkereve qe kishin brenda shkolles nxenesit e Naim Frasherit. Tema e per kete teknike eshte Midis endrres dhe realitetit.

Imazhet estetike jane efikase ne percjelljen e mesazheve sociale. Me pelqen me shume imazhi i Shqiponjes qe jep ndjenjen e perkatesise kombetare. Po ashtu me duket e bukur Pema dhe Paqja. shte shume e rendesishme futja laboratoreve te prodhimit te artit ne shkollat e mesme. shte perfundimi i mesuesit te filozofise Albjon Kolndreu.

Drejtori i projektit dhe i Qendres Kulturore Art-Kontakt Andi Tepelena tha per Shekullin nxenesit kane arritur te identifikojne vete problemet specifike te vendeve ku jetojne ne Elbasan kane vecuar ndotjen nga metalurgjiku ne Kruje demet qe guroret po i shkaktojne natyres dhe monumenteve te kultures ne Laprake menjehere mbrapa shkolles ngrihen antenat e nje kompanie celulare.

shte imazhi qe flet per ndergjegjesim te te rinjve jane muret e pista te shkollave ato ku nxenesit lene nje gjurme. shte e gjitha nje ekspozite e hapur si nje apel ndaj komunitetit thote Andi Tepelena.

Te premten ekspozohen ne TEN fotot me te mira te kryera nga grupet e shkollave pjesemarrese ne projekt dhe shperndahen cmime per fituesit ne teknikat grafit dhe photovoice.

Artisi Ilirian Pema performon muzike tribale me instrument te vecante te indigjeneve australiane muzika nderthuret me imazhe te grafiteve te lashta.

Piktori Robert Aliaj bashke me disa te rinj mendohet te realizoje nje pikture ne permasa te medha duke risjelle ne vemendje tekniken e grafitit ne periudhen e realizmit socialist por me teme aktuale. Aliaj eshte pak i paparashikueshem dhe me shume se kaq nuk mund te thuhet.

Dikur parrullat
Ne Shqiperi sipas atyre qe e njohin disi kete lloj arti si fillim merren parrullat e para antifashiste si V.F.L.P per te vazhduar me pas ne vitet e diktatures komuniste me nje industri te tere te prodhimit te parrullave. Madje secili nga objektet prodhuese metalet apo prodhimet industriale kishte parrullen e vet si Nafta can bllokaden Ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken etj.

Ne se hyn ne nje interpretim te ketyre fjaleve dhe simboleve qe perfaqesojne si eshte kazma kupton ne te vertete ideologjine e vrazhde dhe shkaterruese te regjimit te kaluar.
Shkrimtari Ylljet Alicka flet ne nje nga tregimet e tij Parrullat me gure per ate industri te prodhimit te parrullave ne sistemin e kaluar. Ne variantin frengjisht ironia shkon me tej.

Ne hyrje te tregimit personazhi kryesor Andrea sugjeron se kodrat e zhveshura te fshatrave te Frances mund te shfrytezoheshin fare mire me mbishkrimin e parrullave. Historia e mesuesit Andrea eshte nje ngjarje e vertete qe i ka ndodhur dikur vet shkrimtarit kur e denuan me gjashte muaj pune prodhuese pse nuk e kishte shkruar parrullen me pasion.

Nje tregim i thjeshte dhe i brishte per nje katund shqiptar diku ne nje krahine te thelle te veriut. Aty ku ideologjia e pushtetit komunist kishte mpire jeten e vertete dhe ne vend te saj kishte krijuar nje tjeter ate te parrullave te idhujve te paqene. Humori dhe ironia e nendheshme pershkon krejt procesin e superpozuar energjite astronomike per prodhimin e parrullave.

Ishte Komiteti i Partise ai qe percaktonte ndryshimin e tyre mbi bazen e disa kritereve rigoroze. Ne shperndarjen e tyre mbaheshin parasysh nje sere faktoresh perberja politike e rrethit krahines a zones perqindja e kulakeve e te internuarve e te burgosurve politike e ordinere numri i komunisteve zhvillimi ekonomik i zones rendimentet e te lashtave lufta kunder demtuesve te bujqesise traditat historiko-kulturore te rrethit ose situata specifike e zones.
Parrullat me gure pati nje realizim kinematografik me 2001 Slogans quhej filmi i i regjisorit Gjergj Xhuvani.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›