E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Merkel: Mos u mbështesni vetëm tek Gjermania!

Gjatë një fjalimi mbajtur në Bundestagun gjerman, Merkel paralëjmëroi "G 20"-ën kundër një tendence për ta mbështetur rezolutën e krizës ekonomike botërore vetëm mbi Gjermaninë.
       
"Fuqitë e Gjermanisë nuk janë të pashtershme", deklaroi Merkel para samitit të "G 20"-ës që do të mbahet me 18 dhe 19 qershori në Los Kabos, Meksikë.

Ajo u shpreh e vetëdijshme se e gjithë vëmendja do të binte mbi Gjermaninë gjatë këtij samiti, ku kriza e borxhit do të ishte tema kryesore, por kërkoi qe fuqitë e saj të mos mbivlerësohen.

Merkel kërkoi që Banka Qendrore Evropiane të ketë më shumë kompetenca. "Kemi nevojë për një autoritet mbikëqyrës më të pavarur", deklaroi ajo duke kritikuar përsëri sistemin aktual evropian të bankave, që bazohet mbi Autoritetin Bankar Evropian, i cili konsiderohet nga Gjermania si tepër i varur nga rregullatorët kombëtarë./Start/

                                                                                             2012-06-15 10:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›