Zhak Shirak do të hetohet për korrupsion
Një gjykatës francez ka dhënë urdhër që ish presidenti i Francës, Xhak Shirak, të gjykohet nën akuzat për korrupsion që i përkasin periudhës nga 1997 në 1995 kur ai ishte kryetar i bashkisë së Parisit.
Gjykatësi ka zhvilluar hetime nëse miqtë e zotit Shirak fituan kontrata për punime në Bashki pa bërë realisht asnjë punë.
Prokurori publik ka thënë se nuk ekzistojnë të dhëna për çështje penale kundër ish presidentit të Francës.