Harasani: Kur të thyejmë bojkotin, jemi të sigurtë se do të jemi shumë më tepër se pesë deputetë

Deputetët e mendimit ndryshe në Partinë Socialiste, do të hyjnë në Kuvend sapo të jetë e domosdoshme vota e tyre për proceset integruese të vendit. Kështu ka deklaruar sot një nga pesë anëtarët e Lëvizjes së Mendimit Ndryshe, deputeti Andis Harasani. Sipas tij kjo deklaratë nuk është pjesë e propagandës politike por ai siguroi se edhe për kushtet teknike duhet vendimarrje politike, vendimmarrje e cila do te vijë, edhe sikur të duhet që vetëm pesë deputetë të hyjnë në parlament, pavarësisht se garantoj se kur të vijë koha, do jemi shumë më teper.
...