Rrahin dhe grabisin pelegrinin e Kulmakut
SKRAPAR- Dy persona kane rrahur dhe me pas grabitur pas prites nje pelegrin te zones se Skraparit qe ishte nisur per te kremtuar ne Teqene e Kulmakut festen e besimtareve bektashinj. Policia vendore arrestoi pas ngjarjes te dyshuarit, ndersa mori dhe denoncimin e te demtuarit Ali P., banues ne fshatin Vertop. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne fshatin Novaj. Te ndaluarit jane Ruzhdi Zhulati, 40 vjec, banues ne qytetin e Policanit dhe Valter Kanani, 20 vjec, banues ne fshatin Novaj. Policia tha se 57 vjecari Periku ishte nisur per udhetim drejt malit te Tomorrit. Ai ka pershkuar nje pjese rruge me mjete te rastit, ndersa me pas i eshte drejtuar ne kembe zones se thyer ne aksin Corovode-Kulmak. Sapo ka hyre ne fshatin Novaj, ai eshte perballur me dy persona te cilet e kane thirrur me pretendimin per ta shoqeruar gjate rruges per ne Kulmak. Por sapo kane pershkuar nje pjese rruge se bashku, dy personat kane tentuar t'i grabisin canten qe mbante me vete. Fillimisht 57-vjecari eshte goditur me gure ne shpatull dhe me pas eshte rrahur. Te dyshuarit i kane marre 1200 leke dhe me pas jane larguar. Zhulati e Kanani akuzohen per vepren penale te "vjedhjes me dhune ne bashkepunim", kurse ndalimi eshte bere ne banesat e tyre pas denoncimit te te demtuarit.
E.Hazizolli
E.Hazizolli