Zhberja e Akademise se Shkencave
Valentina Leskaj*
Ne fakt, per ata qe kane veshe te degjojne, ketu u dhane mjaft argumente se pse ky projektligj eshte ne thelb i gabuar dhe nuk synon reformimin e Akademise se Shkencave.
Ne fakt, ky projekt synon cuarjen deri ne fund te procesit te zhberjes se saj, proces qe nisi nje vit me pare, kur me te njejten menyre, pra antikushtetuese dhe pa perfillur vete institucionin qe pretendoni te reformoni, me te njejten befasi ne fund te vitit, miratuat ligjin per zhberjen e Akademise se Shkencave. Te gjithe ligjet problematike ju i miratoni diten e fundit te mbylljes se sesionit Parlamentit, pra ne dhjetor ose ne korrik.
Kjo po ndodh edhe sot jo vetem me kete ligj, por edhe me disa te tjere, si ai i TVSH-se, akcizes etj., qe jane sot ne axhende.
E zhbete Akademine e Shkences, duke e lene me pak se nje OJF e zakonshme, qe per hir te se vertetes ka me shume pavaresi se sa ka sot Akademia e Shkencave, se ciles i keni lene funksione qe vetem shkence nuk mund te beje. Cfare ka sot akademia si funksion:
- Bashkepunimin me institucione kerkimore dhe shkencore per studime (pra jo kryerja e studimeve, po bashkepunimi per studime)
- u propozon te tjereve fusha te reja kerkimore dhe u ofron institucioneve te larta shteterore keshillim. Mendoni qe keto institucione te larta shteterore qe nuk e perfillen akademine as per reformimin e vete asaj, do ta degjojne ate per ceshtje te tjera?
- dhe funksioni tjeter i akademise, eshte organizimi i konferencave dhe konkurseve, natyrisht pa buxhet, sepse ne buxhet s'ka asgje per keto pune.
Kjo detyre e organizimit te kongreseve, konferencave dhe konkurseve e ben dhe me qesharak ate qe ju e quani reformim te akademise. Pra, e keni reformuar qe te beje konkurse.
E bera kete sqarim mbi funksionet qe ka marre akademia, edhe per te thene qe, pasi ju i hoqet funksionet e rendesishme, tani do ta coni deri ne fund procesin e zhberjes me kalimin nga zgjedhjet tek emerimet.
Dhe ketu ju ne fakt nxituat, duke e sjelle me procedure te pershpejtuar nismen ligjore, sepse Akademia e Shkences beri nje gabim. Ajo beri nje gabim se nuk mori leje ne qeveri per zgjedhjen e kryetarit, se po ta kishte bere kete, sot ndoshta nuk do kishim nje amendim te ligjit. Problemi juaj eshte tek zgjedhjet, po ne fakt cfare kane bere akademiket?
Ata kane zbatuar ligjin qe ju e keni miratuar dhjetorin e kaluar, konkretisht nenin 15 te dispozitave kalimtare, per ligjin mbi Akademine e Shkencave, qe thote se brenda tre muajve zhvillohen zgjedhjet?
Ne fakt, ju nuk jeni per zgjedhje, duke i hequr thelbin e pavaresise se nje institucioni qe ka te beje me parimin e zgjedhjeve dhe ketu nuk eshte fjala vetem per kryetarin. Kjo behet edhe per pranimin e anetareve te rinj dhe zgjedhjen e kryesise, duke iu hequr akademikeve te drejten e zgjedhjes se akademikeve te rinj, duke ia dhene kete te drejte qeverise. Kjo eshte dhe nje fyerje qe u behet akademikeve te ketij vendi, eshte nje neperkembje e mungese besueshmerie. Si mund te reformohet nje institucion duke e perjashtuar vete ate nga procesi? Ky eshte nje rast i paprecedente.
Mjafton fakti qe Komiteti i Reformimit te Akademise ngrihet nga kryeministri dhe kryesohet nga zevendeskryeministri, per te kuptuar se Akademia e Shkencave nga sot e tutje do te jete nje institucion i njeanshem ne sherbim te qeverise. Nga ky komitet i krijuar nga qeveria dhe i drejtuar nga zevendeskryeministri (vetem nje anetar e ka akademia, kater i ka qeveria), do te derivojne:
- Komisioni perzgjedhes dhe anetaret e rinj te Akademise se Shkencave
-shpallja e vendeve vakante per anetaret e asamblese
-mbikeqyrja e procedurave te konkurrimit per vende vakante
-mbikeqyrja e procesit te zgjedhjes se organeve dhe autoriteteve drejtuese te akademise
Kush mund te thote ne kete salle, se pas kesaj mbetet ndonje element autonomie ne kete institucion?
Pra, edhe zgjedhja edhe mbikeqyrja e procesit behet nga perfaqesuesit e qeverise. Ne thelb, Komiteti i ngritur nga qeveria do themeloje akademine e re, ne sherbim e nder urdhrat e qeverise. Ky institucion gjithcka mund te jete, por i pavarur jo. Heqja dore qofte edhe perkohesisht nga zgjedhja e kryesise se Akademise, e cila do propozohet nga katershja qeveritare dhe miratohet nga Presidenti i Republikes, eshte shkelje autonomise. Ne fakt ju e keni cenuar akademine ne themelin e saj ne lirine dhe autonomine e saj. Me kete ligj ju po jepni nje precedent tjeter te shperfilljes se Gjykates Kushtetuese gjithashtu, e cila dy muaj me pare shfuqizoi nje dispozite te ligjit qe shkelte nje te drejte te fituar dhe bente diskriminim per shkak te kufirit moshor. Me kete veprim ju i jepni ligjit fuqi prapavepruese, nje shkelje tjeter kjo e Kushtetutes. Ka dhe absurditete te tjera ky ligj, kur numri i akademikeve percaktohet nga kufizimet buxhetore, sic shprehet qeveria ne relacionin e saj, kur thote se, meqe u pranua nje model i Akademise si institucion buxhetor, qeveria eshte e detyruar te percaktoje dhe kufizimet buxhetore dhe kufizon numrin e akademikeve dhe akademikeve te asociuar. Ketu gabimi eshte qe ne koncept sipas kesaj logjike, ku po te kemi para, mund te kemi shume akademike. Pra, po s'patem para, e ndryshojme prape ligjin per te ndryshuar numrin. Dua ta pyes qeverine, nese vitin tjeter buxheti do jete me i varfer dhe a do te ulet numri i akademikeve? Natyrisht ceshtja e akademise nuk mund te merret si fenomen i vecuar, ajo eshte pjese e gjithe strategjise se uzurpimit te institucioneve te pavarura. Akademia nuk mund t'i shpetonte kesaj filozofie te mazhorances se sotme. Kete vit keni harxhuar shume kohe per te kapur institucionet e pavarura duke filluar nga KQZ,KLD, Prokuroria, Komisioni Sherbimit Civil, Arsimi i Larte e deri tek sporti. Keni tere vitin qe merreni me zgjedhjet ne universitet, me zgjedhjet ne akademine e shkencave, me ato ne sporte, duke amenduar nga dy-tri here ligjet respektive. Do te kishit bere mire te ishit marre pak me shume, per t'u dhene me shume uje e drite shqiptareve, per te rritur punesimin e ulur dhe varferine, per te realizuar investimet ne arsim e qe te kishim shkolla me te mira per femijet. Une dhe i gjithe grupi parlamentar i Partise Socialiste do mbeshtesnim cdo projektligj qe realisht kontribuon per reformimin e Akademise se Shkencave, por ky projekt dhe ai qe keni kaluar me pare, nuk e ben kete gje. Natyrisht nje projektligj qe shperfill vendimet e Gjykates Kushtetuese, qe diskriminon akademiket per shkak te moshes, qe heq parimin e zgjedhjeve dhe ate te se drejtes se fituar, qe heq autonomine e akademise nuk mund te pranohet nga ne si reforme. Dua te perseris edhe njehere qendrimin tone, se Akademia e Shkencave duhej reformuar, ne standardet e nje institucioni akademik bashkekohor, qe ju nuk e bete se nuk keni as vullnet dhe as kapacitete ta beni. Natyrisht ne do ta bejme nje gje te tille sapo te vijme ne pushtet, sepse vendi meriton nje akademi dinjitoze, sepse akademiket jane nje vlere e pacmuar, i bejne nder ketij vendi dhe meritojne te trajtohen ndryshe.
*Kryetare e grupit te deputeteve te PS-se, fjala dje ne Kuvend.