Zhbllokohet aksi Ndërlysaj-Breg Lumi, Beci: Rikthehet qarkullimi në zonë

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Aksi Ndërlysaj–Breg Lumi është zhbllokuar plotësisht duke rikthyer normalitetin e qarkullimit në zonë, për banorët dhe automjetet.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një reagim në rrjetet sociale, tha se pas orëve të gjata pune, pavarësisht kushteve të vështira të motit, segmenti u hap deri në orët e vona të natës duke rikthyer qarkullimin në zonë.
Beci falënderoi forcat e Ushtrisë, administratorin e njësisë Shalë, Mikel Kopsaj, banorët e zonës, ndërmarrjet e bashkisë dhe ekipin e Emergjencave Civile, që punuan dhe qëndruan në terren deri në normalizimin e situatës.
Aksi Ndërlysaj–Breg Lumi, u bllokua ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në zonën e Dukagjinit për shkak të reshjeve intensive në zonë.
/e.i/j.p/r.e/