E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrahë gruan me shkop druri

Një femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj, ai e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një shkop druri. 

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Policia bënë të ditur se, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe e njëjta sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›